Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se Edi Rama prej disa ditësh është shfaqur si njeriu që mund të negoiciojë gjithçka, përveç dy gjërave të vetme: Kushtetutën dhe datën e zgjedhjeve.
Këtë deklaratë, Shkullaku e bëri sonte në emisionin “Opinion” TV Klan, i cili tha se kryeministri Rama e konsideronte shtetin, ligjin dhe Kushtetutën si ‘Zoti’; ku as nuk e çonte në mendje t’i prekte.
Mirëpo, ai, theksoi se shikojmë një Edi Ramë që datën e zgjedhjeve në një qytet nuk e paska aq të shenjtë, si dhe anulimin e zgjedhjeve nuk e paska aq të rëndësishëm aq sa thotë.
Ndër të tjera, Shkullaku, bëri me dije se kemi një model hibrid të Ramës që nuk është si modeli i Berishës që përdorte plumbat për të mbrojtur institucionet dhe as një model si të Nanos që ikte dhe jepte dorëheqjen.
Sipas tij, modeli Rama nuk është asnjëri dhe as tjetri. Ai nuk respekton as ligjin dhe Kushtetutën, por as frymën demokratike.
Shiko videon: