Aventura e Shkëlzen Gashit në kampionatin amerikan po shkon në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e sulmuesit shqiptar tashmë ka prekur fundin dhe po përjeton një moment tepër të errët. Vetëm 4 pikë në 8 ndeshje.
Sot, ekipi i Gashit u mund në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Vankuveri i vendit të 5. Disfata e sotme rezulton e 5-ta rradhazi në kampionat për Koloradon.