Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin iu drejtua me apel politikës shqiptare për të gjetur mënyrat e arsyeshme që të lejojë qytetarët të votojnë.
Duke folur nga Gjirokastra, ajo u shpreh e sigurt në mënyrë absolute se politika do të gjejë rrugën e duhur.
“Jam e sigurt në mënyrë absolute, që do të ketë këtu guxim dhe mençuri të mjaftueshme dhe kurajë që e gjithë klasa politike shqiptare të gjejnë mënyra të arsyeshme, për tu dhënë shqiptarëve të drejtën kushtetuese për të votuar për partinë që do të zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për Bashkimin Evropian”- tha ajo.
Sipas saj, “cdo gjë që bëjmë ne si BE e bëjmë për shqiptarët dhe besoj absolutisht se gjithçka që kanë për të bërë politikanët do e bëjnë për shqiptarë. Është e lehtë të zihesh për diçka sesa të ndërtosh një gjë”- tha ajo.