Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat 2/ Përfundon takimi Rama-Basha në Presidencë pa marrëveshje

2017/05/04 at 8:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa shanse ka të ketë një zgjidhje sot?

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi “kokë më kokë” mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, i zhvilluar në Presidencë.


Takimi që nisi në orën 19:00 të pasditës dhe që zgjati rreth 2 orë, u thirr nga Presidenti Bujar Nishani me qëllim gjetjen e dialogut për zgjidhjen e krizës politike në vend.

I pari që doli nga Presidenca ishte Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi përpara gazetarëve se jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje.

“Oferta që unë i kam bërë PD-së nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.  Për sa i përket kërkesës këmbëngulëse të PD-së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratike të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse certifikohen si të besueshme, atëherë t’i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme.

Për sa i përket datës së zgjedhjeve, data e zgjedhjeve është më 18. Jemi në limitet e fundit të kohës. Përpjekja për të bërë gjithçka që na takon si qeveri për të garantuar PD-në për aq sa na takojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar. Dua ta përsëris se një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi”, tha Rama.

Rreth 10 minuta më vonë nga zyra e kreut të shtetit doli edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Në një prononcim përpara gazetarëve, Basha theksoi se kryeministri Rama erdhi në takim pa një ofertë të re.

Sipas tij, takimi i sotëm me Ramën ishte një kopje e takimit të djeshëm. Ai deklaroi se pala tjetër nuk pranon që të dorëzojë kriminelët me pushtet, të cilët vazhdojnë të mbajnë pushtetin e tyre.

Me ftesë zyrtare, Presidenti Nishani ka lajmëruar se tryeza mes palëve politike do të zhvillohet këtë të enjte në orën 19:00 në Presidencë.

Nishani i kërkoi Kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës uljen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Për këtë Presidenti ofroi angazhimin e tij institucional në shërbim të dialogut. Të dyja palët u shprehën të gatshme për këtë tryezë dialogu.

Ky është takimi i dytë brenda 48 orësh mes tyre në përpjekje për të negociuar zgjidhjen e krizës politike në vend.



Ju sugjerojmë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne
Bota

Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

28 Korrik, 2025 6:11 pm
Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi
Bota

Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi

28 Korrik, 2025 6:09 pm
Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës
Aktualitet

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës

28 Korrik, 2025 6:05 pm
Marrëveshja tregtare SHBA-BE, Kryeministri francez: Ditë e errët për Evropën
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, Kryeministri francez: Ditë e errët për Evropën

28 Korrik, 2025 6:03 pm
Para
Foto /A do të jetonit këtu ?!

Foto /A do të jetonit këtu ?!

Takimi/ Basha del nga Presidenca një orë pas Ramës

Basha flet pas takimit: Rama pa asnjë ofertë, përsëritje e të djeshmit

Basha: Rama s’ka mandat qeverisës, s’ecet gjatë me ndeshje të trukuara

Kreu i PD-së, Basha zbardh dy ofertat që i propozoi Ramës në Presidencë
















TE FUNDIT

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
28 Korrik, 2025

Qëllohet me thikë një i ri në Vlorë. Ngjarja ka ndodh në lagjen Pavarësia pranë nje berberhane. I plagosuri me...

Lexo më shumë

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
28 Korrik, 2025

Një tjetër hap drejt teknologjisë së së ardhmes vjen nga Kina. Kompania Unitree Robotics ka prezantuar robotin e saj më...

Lexo më shumë

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
28 Korrik, 2025

Kampionati Evropian i Femrave “UEFA Women’s EURO 2025” ka shënuar një tjetër pikë historike për futbollin e femrave, duke thyer rekordin...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
28 Korrik, 2025

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com