Dy persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë pasditen e sotme në një kampus universitar në Irving, Teksas të SHBA.
Sipas mediave amerikane, autori i dyshuar qëlloi për vdekje një person ende të paidentifikuar dhe më pas vrau edhe veten.
Policia thotë se kemi të bëjmë me vrasje dhe vetëvrasje, megjithatë vazhdojnë kontrollet në kampusin universitar për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik tjetër. Tre të shtëna me armë u dëgjuan, konfirmon policia.
Kampusi u mbyll ndërsa studentët u udhëzuan të qëndronin në dhoma deri në një njoftim të dytë.