Petro Koçi që mban sot postin e zv.ministrit të Mbrojtjes ka sqaruar arsyet se pse partia e themeluar prej tij PSV 91 nuk u regjistrua në zgjedhje. Sipas tij “e dogji” mosregjistrimi si koalicion parazgjedhor i PS me LSI-në.
“PSV 91 nuk u rregjistrua per te marre pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit per arsye te taktikes elektorale. Ne rrethanat e krijuara pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e shume subjekteve te majta socialiste ne proces e demton rezultatin elektoral te forces se pare politke PSSH dhe punon ne te kundert te garancise se drejtes se propozimit te kryeministrit”, shkruan Koci.
Ai tha se ccdo votë e anëtarëve të PSV 91 do te shkojë për PS-në.