Këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte e ftuar Zonja Meri, e cila foli për parashikimin e yjeve për muajin maj, për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi etj. “Muaji maj do të jetë më i mirë se të gjithë muajt që kemi kaluar deri më tani”, tha Zonja Meri duke shtuar se “muajt e parë të vitit kanë qenë pak stresantë. Maji premton”, shkruan tvklan.al
Ajo tha se më 4 maj ikën edhe planeti i fundit i kundërt që ndikon në jetën e përditshme, Mërkuri. “Ne do të jemi më të drejtpërdrejtë, më të qetë dhe nuk do të ngatërrohemi me njëri-tjetrin.” Sipas saj, shenja më pak e favorizuar janë Peshqit, pasi kanë një përballje me Marsin, ndërsa shenja më e favorizuar do të jenë Binjakët. Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara sipas Zonjës Meri është:
- Binjakët
- Ujori
- Demi
- Peshorja
- Gaforrja
- Dashi
- AKrepi
- Bricjapi
- Luani
- Shigjetari
- Virgjëresha
- Peshqit