Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barcelona i drejtohet merkatos/100mln euro për prurjet e reja në skuadër

2017/05/01 at 4:01 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Barcelona i drejtohet merkatos/100mln euro për prurjet e reja në skuadër

Ky sezon për Barcelonën ka dhënë disa indicie shumë të rëndësishme. Pas disa vitesh, ku peshën më të madhe të skuadrës e ka mbajtur sektori i të rinjve që nxirrte talente me shumicë, tashmë katalanasit duhet të hidhen në merkato. “Cantera” e famshme nuk po prodhon ato për të cilët ka shumë nevojë skuadra aktuale dhe ajo që duhet të përgatitet për në vitet e ardhshme. Nevoja kryesore janë dy mbrojtës krahu dhe një mesfushor organizator, sepse që pas largimit të Ksavit, as Rakitiç, apo akoma më shumë Andre Gomes i paguar 50 milionë euro (shumë ku përfshihen edhe bonuset ndër vite për Valencian) nuk kanë dhënë as çerekun e rendimentit që ofronte spanjolli, i cili tashmë luan në Katar. Klubi ka vënë në dispozicion 100 milionë euro për merkaton, por kjo shifër mund të “fryhet” edhe më shumë, duke llogaritur edhe shitjet e zyrtarizuara që do të jetë mbrojtësi Zheremi Matjë dhe mesfushori Arda Turan.

MBROJTËSIT E KRAHËVE

Dëshirat dhe objektivat e Barcelonës janë të qarta. Për sa u përket krahëve, dy emrat e përzgjedhur janë Hektor Bejerin i Arsenalit dhe Teo Hernandez në pronësi të Atletikos së Madridit, por që luan i huazuar tek Alavesh. Për të parin oferta do të jetë 30 milionë euro, ndërsa për Hernandez, ai ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh, e cila pritet që të paguhet në federatë nga Barça, me vetë lojtarin që nuk do ta humbte rastin për të kaluar në një klub kaq madhështor sa ai kuqeblu.

KUTINJO OSE VERRATI

Ndërkohë, ëndrrat e mesfushës janë dy. I pari është braziliani i Liverpulit, Filipe Kutinjo, për të cilin është gati jo vetëm një shifër prej 50 milionë eurosh, por futja në tratativë edhe e turkut Arda Turan. Ky i fundit është një prej objektivave të trajnerit të të kuqve, Jurgen Klop, prandaj Barcelona shpreson që edhe shuma e parave që do t’i shtohet do të mjaftojë për të bindur anglezët që të lënë të lirë brazilianin.

Ndërkohë, Verrati është pa dyshim emri më i madh dhe ndoshta lojtari që do t’i bënte më shumë punë mesfushës së Barcelonës. Për PSG-në janë bërë gati 60 milionë euro, por ashtu si në rastin e Liverpulit edhe kartoni i Arda Turanit, plus ai i Zheremi Matjës.

Shifra totale e ofertës duke llogaritur edhe vlerën e dy lojtarëve do të prekte 100 milionë eurot, por më shumë sesa PSG-ja, e cila nuk është se ka nevojë për parà, do të jetë vetë fantazisti italian, Marko Verrati, ai që do t’i jepte zgjidhje kësaj tratative, sepse lojtari po e mendon seriozisht largimin nga Parisi.

Ju sugjerojmë

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

12 Korrik, 2025 12:34 pm
Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
Bota

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

12 Korrik, 2025 12:02 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
Para
Pique më në fund pjesë e videoklipit të Shakirës

Pique më në fund pjesë e videoklipit të Shakirës

Mediu kapet mat me njeriun më të besuar të Kryeministrit

Mediu kapet mat me njeriun më të besuar të Kryeministrit

Berisha prezanton këngën kushtuar Edi Ramës/ Rrethohesh nga kokëbosh, hiqesh si kokosh

Berisha prezanton këngën kushtuar Edi Ramës/ Rrethohesh nga kokëbosh, hiqesh si kokosh

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
12 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në...

Lexo më shumë

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
12 Korrik, 2025

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ka marrë pjesë në konferencën e ECR (Konservatorët Europianë) të zhvilluar në Napoli të...

Lexo më shumë

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
12 Korrik, 2025

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka njoftuar punonjësit e tij se do të pushojë nga puna qindra prej tyre “në...

Lexo më shumë

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
12 Korrik, 2025

Kanosi në lokal me sëpatë dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Ndërhyrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com