Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nafta në Shqipëri, historia e një krimi të pandëshkuar

2017/04/30 at 10:52 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Nafta në Shqipëri, historia e një krimi të pandëshkuar

Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike.


Një investigim, i shtrirë në disa muaj, provon qartësisht se nafta, e cila shitet në pikat e karburantit përreth Shqipërisë dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është në pjesën dërrmuese të saj jashtë standardeve normale të cilësisë.

PSE krahasoi naftën, e cila shitet në pikat shqiptare të karburantit, me atë që shitet në vendet fqinje, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.

tabela

Gjithsej u morën tetë kampione nafte, pesë prej të cilave në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe zonat kufitare të Shqipërisë dhe tri të tjera në pikat e karburanteve të vendeve fqinje. Në Tiranë dy mostrat u morën nga dy pika karburanti të vendosura në Tiranën e Re.

Një nga mostrat u mor në afërsi të Bradasheshit në Elbasan, një mostër u mor në qytetin e Shkodrës dhe e pesta u mor në afërsi të pikës doganore të Kapshticës.

Të pesta mostrat në Shqipëri u morën në pika karburanti të përzgjedhura rastësisht, duke pasur si qëllim analizimin e kompanive më të rëndësishme që operojnë në tregun e shpërndarjes së naftës në vend.

Mostrat e naftës u morën në pikat e shpërndarjes së kompanive Eko Al, Alpet, Gega Oil, Gulf dhe Kastrati.

Në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi mostrat u morën në pika kufitare, nën emrin e shpërndarësve të rëndësishëm të naftës në këto vende, përkatësisht në Kalamper Oil, MakPetrol dhe Elin Oil.

Mostrat u ekzaminuan në laboratorin shkencor NAIAS në Pire të Greqisë, për t`u analizuar më pas nga një inxhinier me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve, i cili përdori për to shkallën e vlerësimit nga 0 deri në 5 (yje), ku zero ishte cilësia më e ulët e gjetur dhe pesë ajo më e larta. Ekspertit iu dhanë elementët për t`u interpretuar, pa përcaktuar se cilës kompani i përkisnin apo nga cili vend mostrat vinin.

Të tetë mostrat u analizuan në bazë të gjashtë parametrave: viskoziteti kinematik në 40 gradë Celsius, temperatura e flakërimit, përmbajtja e squfurit, indeksi i cetanit, densiteti dhe distilimi në temperatura të ndryshme.

Analizimi tregoi se nga pesë mostrat e naftës të marra në Shqipëri, një prej tyre rezultoi me nivelin e cilësisë 4, një me nivelin 2, një tjetër me nivelin 1 të cilësisë dhe dy mostra rezultuan me nivel cilësie 0.

Mostrat e naftës të marra në Malin e Zi dhe Maqedoni inxhinieri i hidrokarbureve i vlerësoi me nivelin 5 të cilësisë, ndërsa ajo e marrë në Greqi u vlerësua me nivelin 4.

Pavarësisht se në Shqipëri kanë munguar investigimet e pavarura apo institutet dhe laboratorët privatë për të analizuar cilësinë e naftës, qindra-mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë pasojat e cilësisë së saj të ulët në automjetet e tyre dhe miliona të tjerë efektet e saj në ndotjen e ajrit.

Më “fatlumët” janë ata qytetarë, të cilët jetojnë afër pikave kufitare të vendit, të cilët nuk ngurrojnë t`iu drejtohen vendeve fqinje për t`u furnizuar me naftë.

Arditi, një taksist i ri nga Shkodra, tha për PSE se, pas përvojave të hidhura me naftën që shitej në pikat e karburantit të qytetit të tij, ai së bashku me kolegë të tjerë furnizoheshin me naftë në Ulqin, rreth 40 kilometra nga kufiri.

“Ne shkojmë në Ulqin, se nafta është më e lirë dhe më cilësore. Ndryshimi duket qartë, kur furnizohesh me naftë vendi dhe kur me atë malazeze. Mua personalisht më është prishur makina “Benz” nga cilësia e keqe e karburantit. Më ka mbetur makina në shtëpi nga dëmtimi i motorit. Naftën këta e përziejnë me solar”, – thotë ai.

Ndërkaq, K. L., kamerier në një bar në pikën kufitare të Kapshticës, nuk ngurroi të tregonte për PSE se, çdo shqiptar që kishte mundësinë të kalonte me lehtësi këtë pikë doganore me Greqinë, nuk ngurronte të furnizonte me karburant makinën e tij.

“Nafta nga ana greke është më lirë dhe me cilësi më të mirë. Ne andej e mbushim. Edhe doganierët shqiptarë andej furnizohen me karburant”, – tregoi ai.

Nga ana tjetër, pikat e karburantit në afërsi të qytezës së Strugës në Maqedoni janë kthyer në një destinacion të preferuar për shoferët shqiptare të zonës së Pogradecit apo Korçës, të cilët në asnjë rast nuk harrojnë të mbushin me karburant makinat e tyre ose ndonjëherë të kalojnë kufirin vetëm me këtë qëllim.

Nafta shqiptare nuk e kalon klasën

Rezultatet e të tetë mostrave të marra nga PSE u analizuan nga një inxhinier i hidrokarbureve me përvojë, i cili gjeti katër prej pesë mostrave shqiptare të naftës tepër problematike sa i përket përbërjes së tyre.

Dy nga mostrat e naftës së marrë në Shqipëri në opinionin e tij ishin të papërdorshme.

“Dy janë mundësitë për këtë mostër: ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, – theksohet në interpretimin e njërës prej mostrave, e cila kishte viskozitet të ulët, densitet të lartë, indeks cetani nën normë dhe fillim të lartë distilimi.

Për një tjetër mostër të naftës së marrë në Shqipëri inxhinieri vlerësoi se, të dhënat laboratorike tregonin se në të kishte një përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar.

“Ka në përbërje dy pjesë të ndara me thikë, nuk ka konsistencë rafinimi. Nuk vlerësohet si produkt i besueshëm për t`u përdorur. Zakonisht, ky lloj produkti harxhohet shpejt, nuk lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike”, – argumenton ai.

Një nga mostrat e naftës së shitur në vend u cilësua me një yll cilësie, si një gazoil shumë i dobët.

“Kjo mostër ka përmirësim në raport me dy pararendëset, por qëndron mes një nafte të rafinuar mirë dhe asaj të rafinuar në rafineri anonime”, – shpjegoi inxhinieri.

Nga ana tjetër, njëra nga mostrat arriti të vlerësohet me dy yje cilësie, ku përsëri rafinimi i produktit mbetej problematik.

“Kjo naftë ka shtesa rreth afro 3.5% produktesh flurore që më së shumti mund të jenë të parafinuara, edhe pse ka një masë të madhe produkti të rafinuar korrekt”, – theksohet në interpretim.

Nga ana tjetër, një nga mostrat shqiptare të naftës arriti të kualifikohej me katër yje cilësie nga pesë të mundshme.

“Ky gazoil duket se vjen nga një rafineri serioze që ka bërë maksimumin të jetë në 50% të përmbajtjes së squfurit. Ka një lidhje homogjene densitet-viskozitet-fraksione”, – vlerësohet nga eksperti.

Për sa i përket naftës së marrë në anën greke të kufirit, inxhinieri vlerëson se ndërlidhja e mirë viskozitet-densitet-distilim e bën atë cilësore e të vlerësueshme me katër yje.

Mostra e naftës e marrë në Malin e Zi rezulton me të gjithë parametrat korrektë, ku densiteti dhe viskoziteti i lartë i japin një vlerë të shtuar sa i përket harxhimit në djegie dhe ruajtjes së motorit të makinës duke e vlerësuar atë me pesë yje.

I njëjti vlerësim bëhet gjithashtu edhe për mostrën e naftës së marrë në Maqedoni, e cila konsiderohet si plotësisht e përputhshme me standardet ISO dhe si një produkt tërësisht i rafinuar.

Gazoili jashtë standardeve penalizohet vetëm me gjobë

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë lëvizin rreth 536 mijë mjete të transportit rrugor, ku 80% e tyre përdorin naftën për të qarkulluar. Mesatarisht, 2.2 milionë tonë naftë dhe nënprodukte të saj “digjen” çdo vit në rrugët e vendit.

Cilësia e ulët e naftës në vend nuk është një problem i panjohur edhe për institucionet shqiptare, të cilat janë të detyruara me ligj të analizojnë cilësinë e saj në shërbim të interesit të publikut.

PSE arriti të siguronte nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), dokumente, të cilat tregonin shkelje flagrante të disa operatorëve të shpërndarjes së hidrokarbureve në vend.

Nga kontrollet e bëra në periudhën kohore shtator-nëntor 2016, devijimet e standardit të naftës rezultojnë shumë të larta. Konkretisht, në Elbasan, Fier dhe Shkodër janë konstatuar norma tepër të larta të squfurit në naftë.

Nga 10 mg/kg që është sasia e lejuar e squfurit, në Elbasan ky parametër i ka kaluar shifrat e 210 mg/kg, në Fier 295 mg/kg dhe në Shkodër është konstatuar shkelja më e madhe prej 301 mg/kg squfur (afërsisht 30 herë më shumë se norma e lejuar).

Madje, norma e fundit e squfurit është kapur në një nga shoqëritë më të mëdha aksionere të vendit që shpërndan naftë. Shkeljet me squfurin nuk mbarojnë me kaq.

Në muajin korrik të vitit 2016 është regjistruar norma më e lartë e squfurit në një pikë karburanti në Berat prej 2330 mg/kg nga 10 e lejuar. E përkthyer kjo në mbi 200-fishin e normës.

Squfuri nuk është thjesht një element kimik në tabelën e Mendelejevit!

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, squfuri ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndet.

“Dyoksidi i squfurit ndikon në sistemin respirator dhe funksionet e mushkërive duke shkaktuar edhe kancer. Sasitë e tij të mëdha sjellin raste të shtuara të bronkitit kronik dhe rrisin vdekshmërinë te personat me sëmundje kardiake. Kur dyoksidi i squfurit bashkohet me ujin, formon acidin sulfurik, komponentin kryesor të shiut acid”, – thuhet në raportin e OBSH-së për vitin 2016.

Ndërkaq, nga krahasimi i të dhënave të ISHTI-t dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ka një papërputhshmëri faktesh. Nga raportet e përbashkëta që dy institucionet kanë, gjobat sipas muajve nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën dhe shifrat e shkeljeve po ashtu. Ndërkohë, ISHTI, i detyruar t’i bëjë publike sanksionet për pikat e karburantit, të cilat nuk respektojnë standardet, në faqen e internetit të institucionit nuk ka të dhëna të përditësuara më të hershme se janari i këtij viti.

Gjithsesi, vetëm për tremujorin e parë të vitit 2017, ISHTI ka vjelur mbi 15 milionë lekë nga gjobat e vendosura për 44 subjekte, të cilat tregtojnë karburant. Për të gjitha rastet e shkeljeve të konstatuara ISHTI nuk shkon përtej gjobitjes së operatorëve.

Ky institucion theksoi se në ligjin për funksionimin e tij shkeljet e konstatuara nga operatorët konsiderohen vetëm si kundërvajtje administrative dhe nuk përbëjnë vepër penale.

Në kushtet kur, jo vetëm analizat e kryera në laboratore private, por dhe ato shtetërore, konstatojnë se në gazoilin e shitur në Shqipëri abuzimet janë të shumta dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve, është e pakuptueshme, pse ato nuk konsiderohen një vepër penale./ Shkruar nga  Merxhan Daci dhe Anxhela Ruci

Burimi: Pse2017.com (Laboratori i Gazetarisë Investigative, UT)

Etiketa: historiakrim i pandeshkuarnafta ne shqiperia


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Merkatoja e deputetëve/ ‘Piruetat’ e Luanit, deputeti që ndryshoi tre parti në katër vjet

Merkatoja e deputetëve/ ‘Piruetat’ e Luanit, deputeti që ndryshoi tre parti në katër vjet

KQZ: Nëse politika bie dakord për zgjedhje gjithpërfshirëse, afati i fundit është 3 maji

KQZ: Nëse politika bie dakord për zgjedhje gjithpërfshirëse, afati i fundit është 3 maji

Çfarë solli frika e Edi Ramës për të lëshuar karrigen?

Basha: Një kryetari partie i ofruan 500 mijë euro që të futej në zgjedhje
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com