Ilir Meta është zgjedhur sot President i Republikës së Shqipërisë. Mes urimeve të shumta nga simpatizantë, politikanë dhe njerëz të njohur, atë e ka uruar publikisht edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha.
Bebe Rexha, këngëtarja me orgjinë shqiptare që njihet për lidhjen familjare me bashkëshorten e Metës, Monika Krymadhin ka publikuar foton e parë të çiftit presidencial në Snapchat.
Opinion.al mëson se këngëtarja i ka kërkuar kushërirës së saj (Monikës), foto pasi Meta u votua si President dhe e ka publikuar menjëherë.
Po ashtu urimin e ka shoqëruar me një ikonë të flamurit kombëtarë.
“Urime Ilir dhe Monika”, shkruan Bebe Rexha. /opinion.al