Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta gjatë deklaratës së tij të parë për mediat, pas marrjes së detyrës, nuk harroi të falënderonte edhe Bujar Nishanin për urimin.
Meta me gazetarët foli dhe për të ardhmen e LSI-së.
“Nëse LSI do të rrudhej, ajo do ta meritonte këtë gjë. Në rast se fuqia e kësaj force politike është e bauzar vetëm tek një person,. Unë mendoj se LSI do fuqizohet dhe do rritet, pasi ka mjaftë drejtues dhe drejtuese të aftë, të jashtëzakonshme”, tha ai.