Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Fundit/ Ilir Meta zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë

2017/04/28 at 6:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E fundit/ Rama: Meta nesër zgjidhet President

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Musa Ulqini e shqiptoi plot 87 herë togfjaleshin “Ilir Meta” dhe në sallë ushtuan duartrokitjet. Ora është rreth 18: 03 dhe Shqipëria u bë me një President. Quhet Ilir Meta, kandidimi i të cilit erdhi pas dështimit të tre raundeve për zgjedhjen e Presidentit. Kuvendi vendosi sot pasdite, që kreu i ri i shtetit të jetë kreu i LSI-së dhe njëkohësisht dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, të marrë në dorë drejtimin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Meta ka marrë votat e 87 ligjvënësve shqiptarë dhe vetëm dy vota kundër.


Meta, 48 vjeç, e filloi karrierën e tij politike si militant i Partisë Socialiste në fillim të viteve ’90 ndërsa në vitet 1999-2002 u bë kryeministër për llogari të kësaj partie. Ai u shkëput nga Partia Socialiste dhe krijoi partinë e tij Lëvizja Socialiste për Integrim me të cilën garoi në vitin 2005 kur fitoi pesë deputetë me 8.4 për qind të votave.

Ai bëhet kështu Presidenti më i ri në moshë i pas vitit 1992. Kreu i LSI-së është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë që nga 22 marsi 1992, kur nisi nga puna Parlamenti i parë pluralist.

Ilir Meta ka lindur në Skrapar, më 24 mars 1969, dhe ka studiuar për Ekonomi Politike pranë Fakultetit të Universitetit të Tiranës, ku ka ndjekur studimet universitare dhe pasuniversitare. Ai është i martuar me Monika Kryemadhin, deputete e LSI-së dhe është babai i dy vajzave e një djali.

Angazhimi politik

Ilir Meta e filloi përfshirjen e tij politikë në vitin 1990 si pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore, që solli rënien e regjimit komunist dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Ai është një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH) në Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste.

Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese, si nënkryetar (1992-1995) dhe kryetar (1995-2001). Më pas, karriera e tij ka vijuar me forumet e PS, kur nga viti 1993–2003 ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Në vitet 1993–1996, Meta nënkryetar i Partisë Socialiste të Tiranës dhe sekretar ndërkombëtar.

Gjatë viteve 1997–1998, Meta ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës. Kulmi i aktivitetit politik të tij ishte korriku i vitit 2003, kur, pas debateve me Kryeministrin Nano, ai dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij partiake dhe qeverisëse, ndërsa me një grup mbështetësish të PS themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në zgjedhjet e para parlamentare të LSI-së, ato të vitit 2005, LSI mori 5 mandate deputetësh, duke ndikuar në daljen e PS-së në opozitë. Ndërsa në zgjedhjet e fundit, ato të 2013-s, LSI në koalicion me PS fitoi 16 mandate deputetësh.

Pozicionet shtetërore

Që nga viti 1997, kur e majta erdhi në pushtet, Ilir Meta ka mbajtur postin e sekretarit të Shtetit për Integrimin Europian pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitet 1998–1999, zv.kryeministër dhe ministër i Koordinimit.

Kulmi i tij në ekzekutiv ishte nëntori i vitit 1999, kur në moshën 30- vjeçare u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në qershor 2001, fiton një mandat të dytë deri në shkurt 2002.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ndërmori një seri reformash të rëndësishme, duke u bërë pjesë e Procesit të Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Në një moment, kur vendi mund të kalonte në një kolaps politik, në 2009-n, kur PD nuk kishte votat të qeveriste e vetme, LSI u përfshi në koalicionin qeverisës me postin e zv.kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe më pas ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Në 2013-n, ai firmosi koalicionin me Edi Ramën dhe u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

 

Etiketa: ilir Metapresident i republikes


Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Para
Çfarë po ndodh me Qeverinë? Edhe Meta mbledh ministrat e tij

Video/ Meta President, çfarë po ndodh në zyrat qendrore të LSI

Zyrtari i lartë i LSI-së, pranon: Po punojmë që Meta të jetë kryeministër

Fjalët e para të Presidentit Meta: Falenderoj ata që munguan

Imuniteti i Prengës në pikëpyetje, Meta: Të dalë para ligjit

Foto lajm/ Në krahë të kujt ishte ulur Meta teksa votohej për President
















TE FUNDIT

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
29 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentativë për të finalizuar procesin e konstituimit...

Lexo më shumë

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
29 Qershor, 2025

Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër të Lushnjes, vihet në pranga...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
29 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti amerikan ka bërë thirrje sërish për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
29 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Nga raportimet ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com