Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna në Shkup/ Ali Ahmeti thirrje për qetësi: Mos e ktheni në problem ndëretnik

2017/04/28 at 4:23 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk bëjmë kompromise në dëm të shqiptarëve

Ngjarjet e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë i ka dënuar dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Ai nga Tetova ka apeluar për gjakftohtësi dhe njëhërësh ka kërkuar që problemi të mos shndërrohet në problem ndëretnik.

“Me këtë rast, apeloj tek të gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë, urtësinë dhe në veçanti tek shqiptarët që ky problem nga intra-etnik mos të shndërrohet në problem ndër-etnik. Por, siç ka filluar si problem politik, me mjete politike të zgjidhet dhe të marrë drejtimin e duhur drejt konstituimit të institucioneve të shtetit”, ka theksuar lideri i Bashkimit për Integrim Ali Ahmeti.

Ahmeti eshte shprehur i prerë se partia që drejton nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, ngase siç është shprehur, tanimë Ivanovi nuk paraqet pjesë të zgjidhjes së problemit sepse ai është pjesë e problemit.

“Mendojmë që Ivanovi është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes së problemit dhe nuk mendoj që vendimi në kryesi do të jetë që ne t’i përgjigjemi thirrjes së Ivanovit. Duhet përdorur mekanizma tjerë për t’i ulur palët, për t’i ulur gjakrat në fillim dhe tani të shihet se cilat masa duhet marrë për veprimet e ardhshme”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti konfirmon se është në koordinim edhe me forcat tjera politike për të gjetur një zgjidhje të situatës.

Ai ka theksuar se në vazhdimësi janë duke rrjedhë veprimet drejt konstituimit të institucioneve.

“Mendoj se çdo deklaratë që nxit është e dëmshme në këto momente, që të gjithë duhet të apelojmë për ulje të tensioneve dhe vënie në funksion të institucioneve sepse në rrugë institucionale mund të kanalizohen gjërat dhe të hyjnë në binarë për zgjidhje përfundimtare dhe me thirrje dhe apele për revanshizëm mendoj që na çon në rrugë të pakrye dhe në rrugë të rrezikshme për vetë Maqedoninë”, ka theksuar Ahmeti Ahmeti. /REL

Etiketa: ali ahmetidhuna ne maqedoni

Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
Bota

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

28 Gusht, 2025 12:06 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
Rajoni

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së

28 Gusht, 2025 11:41 am
Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin
Kryesore

Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin

28 Gusht, 2025 11:34 am
Elisa Spiropali: S’mund të kemi të ardhme europiane, pa reflektuar mbi të kaluarën
Politikë

Elisa Spiropali: S’mund të kemi të ardhme europiane, pa reflektuar mbi të kaluarën

28 Gusht, 2025 11:19 am
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Përmet/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

28 Gusht, 2025 11:00 am
Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë

28 Gusht, 2025 10:52 am
Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Votimi i nënkryetarit serb,Kuvendi i Kosovës mblidhet për përmbylljen e konstituimit

28 Gusht, 2025 10:41 am
Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës,policia:Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës,policia:Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë

28 Gusht, 2025 10:23 am
Para
“Sot Edi Rama simbol i tradhtisë”

"Sot Edi Rama simbol i tradhtisë"

Shqiptarët që ia vlejnë t’i shohim më shpesh online në 2017-ën!

Doni të merrni më shumë “like” në rrjetet sociale?! Bëni këto 5 gjëra

Beton buzë detit në Durrës, prokuroria nis hetimet

Beton buzë detit në Durrës, prokuroria nis hetimet

TE FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
28 Gusht, 2025

Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë aktori i njohur shqiptar, Naun Shundi. Së fundmi ai po kurohej në Qendrën...

Lexo më shumë

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
28 Gusht, 2025

Rënia e vazhdueshme e shifrave të punësimit në prodhimin gjerman vazhdon, me industrinë e automobilave të vlerësuar të vendit që...

Lexo më shumë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
28 Gusht, 2025

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon përpjekjen e Izraelit për të shpërngulur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe marrjen plotësisht nën...

Lexo më shumë

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
28 Gusht, 2025

Kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka distancuar sërish veten nga një artikull që flet për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com