Petrit Vasili do të marrë drejtimin e LSI-së pas zgjedhjes së Ilir Metës President i vendit, shkruan gazeta “Panorama”. Vasili është aktualisht n/kryetar i kësaj force politike dhe njëherësh minister i Drejtësisë.
Ilir Meta votohet sot në orën 17:00 si President i Republikës me votat e mazhorancës dhe pa mbështetjen e PD-së. Ai e merr detyrën në fund të korrikut kur i mbaron mandati Nishanit.
Maxhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit.
Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar.
Kryesia e LSI-së propozoi dje kryetarin e saj, Ilir Meta, kandidat për President, duke i dhënë dhe firmat e deputetëve.