Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomati francez në librin e tij (1913) : Ky memorandum iu drejtua Perandorisë Osmane prej shqiptarëve të strehuar në male

2017/04/26 at 10:52 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Diplomati francez në librin e tij (1913) : Ky memorandum iu drejtua Perandorisë Osmane prej shqiptarëve të strehuar në male

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Prill 2017

Në librin e studiuesit, diplomatit dhe politikanit francez, Victor Bérard, me titull « La Mort de Stamboul, considérations sur le gouvernement des Jeunes-Turcs (1913) – Vdekja e Stambollit, shënime në lidhje me qeverinë e xhonturqve » gjejmë një memorandum që i drejtohej Perandorisë Osmane (1911) nga luftëtarët shqiptarë.

Pse u strehuan bashkëkombasit tanë në malet e Shqipërisë ? Cilat ishin kërkesat e tyre ? A ishin ato koherente për Atdheun tonë ? Sigurisht që përgjigjet do t’i gjeni në shkrimin në vijim, të sjellë nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Me anë të këtij memorandumi, ne, shqiptarët të strehuar në male, dëshirojmë të paralajmërojmë qeverinë e Perandorisë Osmane dhe gjithashtu botën e qytetëruar se arsyeja e vetme që na ka detyruar të marrim rrugën e malit është vetë qeveria osmane. Nëse ne nuk do të kishim braktisur shtëpitë tona për t’u strehuar në male, kush e di se sa prej nesh, dhe ndoshta të gjithë, do të vareshim apo dëboheshim. Krimi i ynë i vetëm është se ne jemi shqiptarë falë Zotit dhe se dëshirojmë të arsimohemi (edukohemi) në gjuhën tonë kombëtare dhe po ashtu të vdesim shqiptarë.

Bota e qytetëruar ta dijë se ne nuk jemi maleve për të vjedhur apo për të vrarë, jo, një mijë herë jo.

Ne jemi ngjitur në male për t’i treguar botës së qytetëruar se ne nuk jemi të kënaqur me qeverinë aktuale të Perandorisë Osmane dhe për të luftuar derisa qeveria të plotësojë kërkesat tona, të cilat janë :

1° Amnisti të përgjithshme për të gjithë vëllezërit tanë muslimanë dhe katolikë;

2° Liri totale për të gjithë shqiptarët që të shkollohen në gjuhën e tyre;

3° Liri totale për shkollat dhe gazetat shqiptare ;

Ne do të luftojmë, Gegë e Toskë, derisa t’i arrijmë këto qëllime. Përveç këtyre kërkesave, ne kërkojmë në vijim, se përndryshe është e pamundur të jetojmë ; që të gjithë zyrtarët në Shqipëri të jenë shqiptarë, sepse njohin gjuhën dhe zakonet tona. Kështu, qeveria do të shmangë gabimet që provokuan ngjarjet e pranverës së kaluar ; që gjuha shqipe të mësohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe të shkruhet me shkronja latine dhe jo arabe.

Ne jemi të gatshëm të paguajmë taksat e votuara nga Parlamenti, me kusht që paratë të përdoren në Shqipëri për rrugët dhe hekurudhat ; që qeveria të hapë banka ku populli mund të marrë para hua për të blerë mjete bujqësore ; që qeveria të inkurajojë hyrjen e investimeve (kapitaleve) të huaja, të cilat nuk i përkasin propagandës së huaj. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/diplomati-francez-ne-librin-e-tij-1913-ky-memorandum-iu-drejtua-perandorise-osmane-nga-shqiptaret-e-strehuar-ne-male/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: diplomati francezmemorandumishqiptaretstrehuar ne male

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
Para
Opinion/ Çfarë është shija “Umami”?

Opinion/ Çfarë është shija “Umami”?

Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet gjyqtari Laver Alla

Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet gjyqtari Laver Alla

Berisha sulmon ambasadorët: Bërtasin nëpër korridore se Basha s’bëhet kurrë kryeministër

Berisha sulmon ambasadorët: Bërtasin nëpër korridore se Basha s’bëhet kurrë kryeministër

TE FUNDIT

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

Auto-Skicë
8 Shtator, 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media tha se përballë Letonisë do përgatisë një formacion, i cili...

Lexo më shumë

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
8 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin....

Lexo më shumë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
8 Shtator, 2025

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore...

Lexo më shumë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
8 Shtator, 2025

PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj. Kreu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com