Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë solli frika e Edi Ramës për të lëshuar karrigen?

2017/04/25 at 11:27 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë solli frika e Edi Ramës për të lëshuar karrigen?

Nga Lulzim Basha 


Shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për David McAllister, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, njëkohësisht zëvendës president i Partisë Popullore Europiane, si dhe për eurodeputetin Knut Fleckenstein, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, të cilët erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i kontribuar një zgjidhjeje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë.

Për fat të keq, përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses. Kjo, sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira si zgjidhjen e vetme, por, edhe si zgjidhjen e ndershme për të krijuar kushte dhe premisa të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke zbatuar ligjin për dekriminalizimin, pra duke larguar kriminelët nga institucionet shtetërore, duke luftuar trafikun e drogës, kultivimin dhe paratë e drogës si kërcënim jetik për demokracinë dhe për votën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe duke garantuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, përfshirë edhe votimin biometrik elektronik dhe numërimin elektronik të votës.

Ky refuzim, ka për bazë frikën e Edi Ramës për të lëshuar karriken kryeministrore dhe për të lëshuar kështu garancitë që ai i ka dhënë tash 3 vite e gjysëm krimit të organizuar dhe narkokartelit në narkorepublikën që ka ndërtuar me duart e tij.

Partia Demokratike ra dakord me një numër të madh propozimesh të natyrës teknike, të cilat do të ndihmonin për të përshpejtuar procesin e dekriminalizimit dhe për të luftuar me të vërtetë drogën. Por, Partia Demokratike, opozita dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi, të majtë e të djathtë, nuk mund të pranojnë kurrë që këto detyra, të cilat Edi Rama me vetëdije nuk i kreu gjatë kohës që ishte ne qëverisje, këto detyra, që nuk i kreu sepse bari të kundërtën duke sjellë kriminelët në parlament në krye të bashkive dhe institucioneve publike të vendit, duke e kthyer Shqipërinë në një hambar droge për përfitime pasurore dhe të pushtetit të tij, ky njeri që dështoi të përmbushë detyrat e tij para shqiptarëve tash 4 vite, do të mund t’i bënte ato në këto 4 javë që i kanë mbetur të mandatit të tij.

Asnjë mundësi, asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të pranojë që njeriu që shkaktoi kriminalizimin e Shqipërisë, që e ktheu Shqipërinë Kolumbinë e Europës, do të jetë po kështu përgjigja për këto probleme në më pak se katër javë që i kanë mbetur nga mandati i tij. Ndaj, kushti i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet qeveria teknike me mandatin popullor për të luftuar drogën, për të nxjerrë jashtë institucioneve kriminelët dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke përfshirë votimin dhe numërimin elektronik.

Dua po kështu të denoncoj dhe të dënoj aktin e turshëm të kondicionimit të luftës kundër drogës dhe kriminalizimit me gjoja votën për vetingun. Dua ti them sot çdo shqiptari, dhe miqve tanë ndërkombëtarë, se kjo nuk është çështje, “ose… ose…”, ose dekriminalizim dhe luftën kundër drogës, ose veting, por, është çështje, “edhe… edhe…”.

Partia Demokratike angazhohet solemnisht para qytetarëve shqiptarë se me një qeveri teknike të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të zbatohet plotësisht ligji për dekriminalizimin, të luftohet droga, të krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të nisë zbatimi për vetingun, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 21 korrikut.

Edi Rama, nuk do as zgjedhje të lira, as veting të vertetë që të pastrojë drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, sepse i trembet demokracisë së vërtetë dhe drejtësisë së vërtetë. Në këtë përballje, ka patur dhe do të ketë jo vetëm opozitën por të gjithë qytetarët e ndershëm shqiptarë.

Ne nuk do të pranojmë zgjedhje fasadë, të diktuara nga krimi dhe droga, as veting fasadë të diktuar nga Edi Rama dhe interest e tij korruptive dhe kriminale. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim betejën tonë, betejën popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike, për veting të vërtetë, vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese të 21 korrikut dhe marrëveshjes politike të 21 korrikut. Shembulli i kësaj lëvizje të paprecedentë në Shqipëri dhe Europë, frymëzon çdo shqiptare e çdo shqiptar të ndershëm dhe miqtë e Shqipërisë demokratike, të lirë dhe europiane.

Të vendosur, do të vazhdojmë qëndresën tonë në këtë monument të lirisë, në çadrën e lirisë, në sheshin e lirisë dhe javën e ardhshme do të nisim përshkallëzimin e mosbindjes civile anembanë Shqipërisë, për t’i treguar Edi Ramës dhe tiranisë së krimit dhe drogës se, koha kur në Shqipëri bëheshin votime, por jo zgjedhje ka marrë fund një herë e mirë.

Nuk do të ketë më kurrë votime dhe jo zgjedhje. Nuk do të ketë kurrë pushtet pa opozitë. Republika e Re po agon dhe nuk do të ketë forcë mbi tokë që do ta ndalë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

 

Etiketa: Bashadeshtimifrika e edi ramesnegociatat


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
Opinion/ Preç Zogaj: Çfarë ndodh nëse Rama nuk tërhiqet

Opinion/ Preç Zogaj: Çfarë ndodh nëse Rama nuk tërhiqet

Lorenc Vangjeli: Do ketë një vetting tjetër te drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

Lorenc Vangjeli: Do ketë një vetting tjetër te drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

Opinion/ Çfarë thanë analistët për ‘takimin’ Rama-Berisha?

Opinion/ Çfarë thanë analistët për ‘takimin’ Rama-Berisha?
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com