Një aksident masiv ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në autostradën Tiranë Durrës. Bëhet fjalë për disa makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, çka ka krijuar edhe trafik në autostradë.
Sipas raportimeve të para mësohet se nuk ka viktima, por dëmtimet e automjeteve janë të mëdha. Aksidenti ka ndodhur pas atentatit me 2 viktima tek mbikalimi i Sukthit në Durrës.
Aksidenti masiv ka ndodhur në Sukth, shumë pranë vendit ku rreth orës 14:00 të ditës së sotme ndodhi atentati me armë zjarri dhe si pasojë dy persona ngelën të vdekur.
Ish-efektivit i policisë Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti humbën jetën pas një atentati mafioz./opinion.al