Kush është njeriu i cili do negociojë mes palëve në politikën e zënë nga ngerçi në Tiranë? David McAllister ka lindur në 12 janar 1971. Ai është një politikan gjerman dhe anëtar i parlamentit europian. Ai është gjithashtu anëtar i partisë kristian demokrate dhe pjesë e partive popullore europiane. Emri i partive popullore europiane doli si një propozim i kreut te kuvendit Ilir Meta i cili e shihte si një mundësi që këto parti të negocionin me kreun e PD-së Basha që takimet të kishin një garanci të shtuar. Ne 2010-tën ai u zgjedh si kryetar I Landit të Saksonisë së poshtme në Gjermani.
David McAllister është një avokat në profesionin e tij. Ai mban të dyja shtetësitë edhe atë Gjermane edhe atë Britanike. Ai është përshkruar si një yll në ngjitje në partine Kristian Demokrate (CDU) dhe si një pasardhes i mundshëm I Angela Merkelit.
Babai i tij është Skocez ndërsa nëna Gjermane. Ai ka jetuar gjatë gjithë jetës së tij në Gjermani ku ka kryar studimet dhe shërbmin ushtarak. Asnjë nga prinderit e tij nuk ka qenë i përfshirë në politikë ndërsa ai u be anetar i partisë kristian demokrate qysh ne moshen 17 vjeçare në ditëlindjen e tij të atij viti.
McAlister në parlamentin europian njihet për rolin e tij në marrëdheniet me SHBA-të dhe si raportues për zhvillimet nga Serbia.
Duke qenë një avokat/jurist ai është një njohës i mire i ligjeve dhe interpretimeve të tyre. Janë pikërisht disa prej këtyre neneve dhe ligjeve brenda të cilave mund të gjenden edhe zgjidhjet e mundshme për situatën komplekse që po kalon politika Shqiptare. /opinion.al/ Pergatiti Drini Zeqo