Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet Liljana Kondakçi, zbulon pikën e dobët dhe sekretin e rinisë së përjetshme

2017/04/24 at 8:26 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehet Liljana Kondakçi, zbulon pikën e dobët dhe sekretin e rinisë së përjetshme

prej ikonave të muzikës së lehtë shqiptare, Liljana Kondakçi, ka qenë e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, për të ndarë me publikun projektet e ardhshme muzikore, planet për dy albume të reja, por edhe për të zbuluar më shumë për familjen e saj dhe jetën si gjyshe


Nostalgjike për jetën e festivaleve, me mall për turet muzikore nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë, Liljana ka kujtuar shumë prej kolegëve dhe mikeshave me të cilat vazhdon të ruajë shumë kujtime. E pyetur si e kujton kohën e festivaleve, ajo tregon me shumë nostalgji: “Kemi pasur shumë artistë të talentuar, por kemi qenë edhe shokë e shoqe të dashur me njëri-tjetrin, pa xhelozi. Si në një familje. Gjëja më e bukur në ato vite ishte koha kur shkonim në turne. Bënim një program, organizonim ditën, kohën e lirë në çdo koncert dhe në çdo qytet ku shkonim. Kishe mundësi për të pasur variante të ndryshme e për të shijuar çdo gjë në vendet ku shkonim. Ishte një jetë shumë e pasur…” – tregon Liljana.

Ndërsa për bukurinë e pakohë dhe formën fizike, Liljana rrëfen me modesti se i është mirënjohëse natyrës. Grimi në atë kohë nuk ishte si në ditët tona, por edhe atëherë kishte grimierë të zotë, kryesisht në festivale apo evente: “E përditshmja ishte fare thjeshtë, ndërsa në skenë kishim grimierë që na ndihmonin të kuroheshim…” E pyetur nga Rudina për qerpikët dhe sytë e zinj, Liljana tregon se në atë kohë “ishte një kuti me bojë të zezë që shërbente për t’i lyer… Pastaj, më vonë, u krijuan kushtet edhe në festivale dhe në studiot e televizionit.”

Sot, shumë vite pas atyre turneve dhe festivaleve, edhe muzika ka ndryshuar, por Liljana është gjithmonë në formë, madje “në formë më të mirë se atëherë” thotë ajo. Prej kohësh, këngëtarja po përgatitet për dy albume: njërin me këngët e saj më të bukura në vite dhe një tjetër me këngë të reja.

Gjatë viteve, suksesin në muzikë ua dedikon edhe familjarëve të saj; bashkëshortit, i cili 4 vjet më parë është ndarë nga jeta, dy fëmijëve, vajzës dhe djalit, dhe 3 nipërve. Sot, ata janë lumturia më e madhe e Liljanës. Statusi si gjyshe ia ka bërë jetën më të lumtur. Vajza, e cila jeton me familjen dhe dy djemtë në Selanik, e kërkon gjithmonë ta ketë pranë vetes dhe djemve, por Liljana ka më shumë dëshirë të jetojë në Shqipëri me djalin dhe familjen e tij: “Nuk më pëlqen të jetoj jashtë…” – tregon ajo: “Të them e lumtur, më duket pak.. “ – thotë ajo e pyetur si e ndjen veten si gjyshe. Për nipërit, si çdo gjyshe, bën shumë edhe Liljana, por “nuk e tejkaloj, me masë, sepse me shumë tolerancë, prishen fëmijët.”

Për ta përshëndetur dhe uruar mikeshën e saj për këtë rikthim, përmes një video mesazhi, ishte e ftuar në studio edhe këngëtarja Alida Hisku, e cila jeton në Gjermani./revistaclass

Etiketa: Liljana Kondakçi


Ju sugjerojmë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Para
Video/ Julia Roberts përjeton emocionet e “El Clasico”, shikoni si reagon kur takon Ronaldon

Video/ Julia Roberts përjeton emocionet e “El Clasico”, shikoni si reagon kur takon Ronaldon

Video/ Do habiteni nga dueti i vajzës së Ilir Metës me Bebe Rexhën!

Video/ Do habiteni nga dueti i vajzës së Ilir Metës me Bebe Rexhën!

Korçë/Helmohen banorët, pinë ujë nga burimi me krimba

Uji i pa pastër në çezma, shqetësim për banorët e Lundrës
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com