Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga tek “Myslym Shyri”/ 5 të arrestuarit zbulojnë linjën e trafikut të heroinës me Turqinë 

2017/04/23 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga tek “Myslym Shyri”/ 5 të arrestuarit zbulojnë linjën e trafikut të heroinës me Turqinë 

Grupi i pesë personave, të cilët u arrestuan me bujë tri ditë më parë në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, dyshohet se kishte riaktivizuar linjën e trafikut të heroinës nga Turqia.

Njëri nga të arrestuarit, shtetasi Nikolin Merko, rezulton person me lidhje të forta në Turqi në çështjet e trafikut. Në vitin 2008 ai u arrestua bashkë me disa persona të tjerë me dy kilogramë heroinë në Tiranë, por me sa duket i kishte mbyllur problemet me drejtësinë. Ndërkohë, ky person, siç bën me dije policia, ka pasur edhe një precedent tjetër me drogat e forta në Turqi, ku është kapur me 9 kilogramë heroinë dhe është dënuar me pesë vite burg për këtë episod. Edhe shtetasi Avdyl Musagaja, sipas policisë, rezulton i dënuar me burg në Itali për krime që kanë të bëjnë me trafikimin e lëndëve narkotike. I arrestuari tjetër, shtetasi Fatjon Bahiti, sipas Policisë, është dënuar me 3 vite burg për trafikim kanabisi. Këto precedentë penalë të personave të arrestuar gjatë aksionit të koduar me emrin “BBM” janë bërë shkak për dyshimet e hetuesve se lënda narkotike e kapur tri ditë më parë ka ardhur në Tiranë, pikërisht përmes njohjeve të vjetra të pesë të arrestuarve.

Dyshimet e policisë janë se droga e llojit heroinë ka mbërritur nga Turqia nëpërmjet furnitorit Nikolin Merko. Ky i fundit mendohet se ka pasur rolin e personit që mbante kontaktet dhe që siguronte lëndën narkotike, e cila besohet se do të shpërndahej në Tiranë. Grupi kriminal, sipas Policisë, ka qenë mjaft agresiv, pasi edhe në momentin e ndërhyrjes për kapjen e të dyshuarve pesë personat nuk iu bindën policisë dhe madje tentuan të largoheshin, duke aksidentuar disa automjete në Tiranë. Gjatë aksionit, për shkak të reagimit të pesë personave të dyshuar dhe tentativës së tyre për t’u arratisur, policia u detyrua të qëllonte në ajër 4­5 herë në shenjë paralajmërimi, teksa zhvillohej aksioni në zonën e rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet.

OPERACIONI

Për shkak të precedentëve penalë të mëparshëm të tre prej pesë të arrestuarve, policia ka qenë në ndjekje të tyre prej disa javësh. Pikërisht kjo ndjekje ka bërë të mundur sigurimin e informacionit për veprimin që grupi kriminal planifikonte të kryente pasditen e së premtes në Tiranë. Informacioni i siguruar nga policia tregonte se në këtë kohë pesë të arrestuarit po përgatiteshin për të kryer shkëmbimin e një sasie heroine dhe kanabisi në formën e çokollatës. Për këtë arsye forcat e policisë kanë organizuar operacionin, me qëllim arrestimin e personave të implikuar dhe kapjen e lëndës narkotike. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 1 kilogram e 24 gramë heroinë, 2 kilogramë e 160 gramë kanabis sativa “çokollatë”, dy automjete dhe 12 telefona celularë. Tipike për këtë grup kriminal ka qenë komunikimi “i koduar” përmes aplikacionit “BBM”, i cili siguron shkëmbimin e bisedave në “telefonat e mençur”, duke shmangur mundësinë e përgjimit. / Panorama

Etiketa: Drogaheroinamyslym shyriturqia

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Nga Edi Rama- PD nuk i duhet as dreqit vetë

Rama acarohet me komentuesit në FB: Ty Albert të takon të vuash ...

 Video/ Shqiptari me shpejtësi 320 km në orë në autostradë, nën tingujt e çiftelisë 

 Video/ Shqiptari me shpejtësi 320 km në orë në autostradë, nën tingujt e çiftelisë 

Franca në zgjedhjet presidenciale, ushtria dhe policia në rrugë për të ruajtur sigurinë 

Franca në zgjedhjet presidenciale, ushtria dhe policia në rrugë për të ruajtur sigurinë 

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com