Atalanta ka fituar sot me rezultatin 3-2 një ndeshje shumë të komplikuar ndaj Bolonjës për ta ngjitur ne vendin e katërt në klasifikimin e Serisë A e sidomos për mbajtur larg Interin dhe Milanin që aktualisht janë jashtë zonës së Europës. Për të arritur këtë sukses, skuadrës së qytetit të Bergamos i është nevojitur një paraqitje shumë e mirë e Etrit Berishës, i cili me pritjet e tij ka mbrojtur në fund të takimit rezultatin.