Disa të burgosur i kanë vënë flakën disa dyshekëve në ambientet e burgut të Vlorës, ne shenje proteste pse shoket e tyre te qelise u futen ne izolim, pas sherrit dhe konfliktit fizik ne te cilin ishin perfshire. Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në IEVP Vlorë ku I është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve ju bëjmë me dije se:
Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi i personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelivë të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës.
Menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve.
Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë.