Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi ka komentuar deklaratat e demoktarëve mbi aktualitetin politik dhe bojkotin e Kuvendit.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Shalsi thotë çadra e PD po mbahet peng nga ekstremistët që duan të rikthejnë 1997.
Shënimi i plotë:
Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që hera-herës ngjajnë me lojëra fjalësh.
I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët : frika për të votuar vettingun !!!
Përpjekjeve të krerëve të PD për të rikthyer ’97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistash.
Krerët e PD-së me këtë qendrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë.
I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu Shqipëria, do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe te përmbush aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë.