Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franca në shok/ 50 000 policë për të ruajtur votimet për Presidentin

2017/04/21 at 4:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca në shok/ 50 000 policë për të ruajtur votimet për Presidentin

Franca ndodhet sërish nën shok. Pas atentatit në Paris qeveria ka bërë thirrje për unitet. Donald Trump deklaroi është i bindur që atentati do të ketë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve në Francë.

Pas atentatit vdekjeprurës ndaj policëve në Paris, kryeministri francez Bernard Cazeneuve i ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të mos frikësohen. Pas një takimi të kabinetit të sigursë, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale ai bëri thirrje për “frymë përgjegjësie dhe dinjitet të gjithësecilit”.

Cazeneuve u bëri thirrje francezëve që të tregojnë unitet. Duke pasur parasysh raundin e parë të zgjedhjeve, ai deklaroi: “Asgjë nuk duhet ta turbullojë këtë moment me rëndësi themelore demokratike për vendin tonë.” Janë angazhuar më shumë se 50.000 policë për të mbrojtur votimin.

Lajmi për atentatin në mes të duelit

Në kohën kur atentatori goditi në Champs-Élysées – në njërin prej objektivave më të preferuara për turistët në qytet – në televizion po transmetohej debati i fundit i përbashkët televiziv i të gjithë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Reagimet e tyre për sulmin sipas orientimit politik qenë të ndryshme.

Në një kohë kur kandidatja ekstremiste e djathtë Marine Le Pen i kërkoi qeverisë që t’i dëbojë menjëherë të gjithë të huajt që përgjohen nga shërbimi i fshehtë, kandidati pa parti Emmanuel Macron tha se synimi i terroristëve është “që francezët t’i dorëzohen mungesës së arsyes dhe të përçahen.”

Le Pen dhe Macron kanë sipas sondazheve shanset më të mira për të kaluar në balotazh – të pasuar megjithatë ngushtë nga konservatorët François Fillon dhe majtisti i vjetër Jean-Luc Mélenchon. Socialisti Benoît Hamon konsiderohet ndërkohë pa shanse.

Fillon, i cili për shkak të një afere për gjoja punësimin te ai të së shoqes ndodhet nën presion, tha se lufta kundër “totalitarizmit islamik” duhet të jetë prioriteti i Presidentit të ardhshëm. Njësoj si Macron dhe Le Pen, konservatori anuloi për shkak të solidaritetit aktivitete elektorale “sepse ne duhet të tregojmë solidaritet”. Mélenchon i majtë u bëri thirrje francezëve që nëasnjë mënyrë të mos dorëzohen para dhunës ose të kalojnë në panik.
Trump dhe parashikimi për francezët

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi ndërkohë se është i bindur që atentati do të ketë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve në Francë. Francezët nuk do të durojnë më gjëra të tilla, shkroi Trump në twitter.

Shumë ekspertë e shohin këtë ndryshe. Kështu sociologu francez dhe eksperti i fesë islame Gilles Kepel tha se për mendimin e tij atentati i Parisit nuk do ta ndikojë shumë rezultatin e votimit. “Për të ndikuar çfarëdo që të jetë është tepër vonë”, i tha Kepel Agjencisë Katolike të Lajmeve KNA. /DW

Etiketa: francamasa te ashprapolicPresidentzgjedhje

Ju sugjerojmë

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 janar 2026

8 Janar, 2026 8:57 am
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Para
Victoria Beckham merr titull nderi nga Princi William

Victoria Beckham merr titull nderi nga Princi William

“Opinion” Gazetari Collaku/Ja lista e heroinës shqiptare të kapur në Turqi

E fundit/ Kapet 1 kg heroinë tek "Myslym Shyri"

Shkencëtarët/ 13 mënyra që ju bëjnë më të kënaqur me jetën

Flisni shpesh me zë me veten? Ja çdo të thotë kjo

TE FUNDIT

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
8 Janar, 2026

Qiproja, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Megjithatë, Turqia është më e shqetësuar për blerjen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
8 Janar, 2026

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan. Pas ndërhyrjes,...

Lexo më shumë

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
8 Janar, 2026

Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më...

Lexo më shumë

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
8 Janar, 2026

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com