Reperja Nicki Minaj është vënë në qendër të kritikave të fansave të saj pas publikimit të klipit të ri “No Frauds”. Një pjesë të mirë të skenave të klipit ajo e ka xhiruar në urën Westministër pikërisht në vendin ku ndodhi sulmi terrorist i Londrës para disa javësh.
Minaj ka xhiruar klipin para ngjarjes tragjike të 22 Marsit. Burime pranë saj kanë konfirmuar se skena në urën ku humbën jetën katër kalimtarë do të hiqej nga klipi, por diçka ndodhi dhe ajo u përfshi në versionin final.
Lexoni më poshtë disa nga komentet në rrjete sociale. Sidoqoftë, bashkëpunimi i saj me Drake dhe Lil Wayne është video më e klikuar për ditën e sotme në Youtube./opinion.al