Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza në Forbes: Qeveria Rama, rrezik edhe për Europën

2017/04/20 at 1:36 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekskluzive/ PS kontrakton studion e njohur, zbulohet pagesa mujore për dokumentet amerikane

*Nga Adam Ereli-


Një hetim i kohëve të fundit i filluar nga zyra e prokurorisë në qytetin e Durrësit në Shqipëri tregoi se kufijtë e BE-së mund të mos jenë aq të sigurta sa mendojmë. Sipas raporteve të lajmeve italiane, gjatë vitit të kaluar mijëra kontejnerë të mbeturinave u eksportuan nga porti Gioa-Tauro i Italisë me destinacion Maqedoninë. Nga 2600 kontejnerët që u larguan, vetëm 1132 kanë mbërritur në Maqedoni. Gjatë tranzitit nëpërmjet Shqipërisë, 1468 kontenierë u varrosën në 5 qytete: Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër.

Muajin e kaluar, CNN Greqi përmendi burime që pretendonin, se “1.300 kontenierë me mbetje të rrezikshme që vijnë nga Italia hynë në territorin shqiptar dhe që atëherë vendndodhja e tyre është e panjohur”.

Ndërsa sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër viteve të autokracisë, korrupsionit dhe premtimeve të thyera nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Z. Rama bëri fushatë për ta bërë vendin e tij miqësor ndaj mjedisit dhe tha se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej një depo e mbeturinave evropiane. Megjithatë, në shtator 2016, qeveria e tij votoi për të miratuar një ligj në parlament për importimin dhe riciklimin e mbeturinave nga vendet perëndimore. Nën udhëheqjen e tij, Këshilli i Ministrave në vitin 2016 lejonte kalimin e mbetjeve të rrezikshme nëpërmjet Shqipërisë.

Përtej dëmit mjedisor që ai ka krijuar, Kryeministri Rama tani kryeson një ndërmarrje kriminale që e ka transformuar Shqipërinë në një qendër për trafikimin e drogës dhe krimit të organizuar evropian. Sipas kryeprokurorit italian kundër mafias, Franko Roberti, Shqipëria ka zgjeruar shumë prodhimin e marihuanës dhe niveli i bashkëpunimit midis krimit të organizuar shqiptar dhe mafies italiane po rritet.

“Politikanët, gjykatat dhe policia po korruptohen nga paratë e drogës në Itali dhe Shqipëri”, pohoi Roberti. Ambasadori Brendt Borchardt, i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Tiranë, paralajmëroi së fundmi se 2 miliardë euro në paratë e drogës po pastrohen nëpërmjet ekonomisë shqiptare dhe se tregtarët e drogës janë duke kërkuar për të zgjedhur politikanët e tyre.

Shpërthimi i prodhimit të drogës dhe korrupsionit nuk do të ishte e mundur pa përfshirjen e qeverisë së tanishme shqiptare. Bosët e krimit të organizuar janë liruar nga burgu nën vëzhgimin e Kryeministrit Rama. Opozita pretendon se Kryeministri Rama mbështet kriminelët e njohur në zgjedhjet për kryebashkiakë dhe po bën marrëveshje me gjykatësit e korruptuar.

Parlamenti i Shqipërisë duhej të kalonte një ligj të dekriminalizimit, i përshtatur posaçërisht për të hequr kriminelët famëkeq që PS kishte vendosur në parlament dhe si kryebashkiakë. Shtoni në “këtë koktej” edhe korrupsionin dhe krimin dhe një fluks të refugjatëve që kërcënojnë të destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë, por Ballkanin dhe më gjerë.

Shpërthimit të kësaj përzierje toksike i shtohet edhe Rusia agresive dhe oportuniste, e cila po përdor burimet e saj politike, ekonomike dhe të inteligjencës për të minuar ekonomitë e hapura dhe demokratike të tregut duke futur një pykë midis dhe mes aleatëve të orientuar nga Perëndimi. Për shembull sipas “Fox”, Kryeministri Rama ka pasur bisedime me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç për një treg të përbashkët ekonomik mes këtyre vendeve fqinje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pati mundësi që disa javë më parë t’i bënte presion Presidentit Donald Trump mbi rrezikun e paraqitur nga kjo stuhi e përsosur e një “tërësie gjerash” mbi vendet e lira të Evropës dhe Luftës pas Luftës së Ftohtë, Refugjatët, krimin e organizuar, politikanët e korruptuar dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Ujqërit janë pranë saj – dhe derës sonë – dhe ne duhet të paraqesim një front të bashkuar për t’i goditur ata. Veprimi i bashkërenduar nga SHBA-ja, OSBE-ja, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shoqëria civile është e nevojshme për të luftuar minimin sistematik të institucioneve demokratike, siç është simbolizuar nga kriza e vazhdueshme shoqërore dhe politike e Shqipërisë. Diçka duhet bërë përpara se situata të bëhet edhe më e keqe.

*ish-ambasadori i SHBA në Bahrein, tashmë zëdhënës në Departamentin e Shtetit

Linku ne origjinal:

https://www.forbes.com/sites/realspin/2017/04/19/the-eus-borders-and-stability-are-at-risk/#56f6ae956d4b



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Makina bie në kanal, humb jetën 32 vjeçari

Makina bie në kanal, humb jetën 32 vjeçari

Fansat kryqëzojnë Nicki Minaj! Shfaqet në klip urën ku ndodhi sulmi terrorist në Londër

Fansat kryqëzojnë Nicki Minaj! Shfaqet në klip urën ku ndodhi sulmi terrorist në Londër

Video/ Zbulohet një sekret për lidhjen e Zaiminën dhe Samantën

Video/ Zbulohet një sekret për lidhjen e Zaiminën dhe Samantën
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com