Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me liderin demokrat Lulzim Basha. Ndërsa ende nuk është arritur asnjë kompromis për tu ulur në tryezën e diskutimeve ballë për ballë dy liderët e partive më të mëdha në vend replikojnë në distancë. Rama ka shigjetuar Bashën duke thënë se “të gabosh është njerëzore por të mos terhiqesh është fëminore”. Statusit të tij në facebook ai i ka ngjitur një video mbi çmimet e energjisë elektrike, por duket se më shumë sa për energjinë kjo replikë shkon për kërkesën e Bashës për qeveri teknike. /Opinion.al