Kryeministrja e Britanisë, Theresa May njoftoi planin për të thirrur vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 8 qershor. Ajo tha se Britania ka nevojë për siguri dhe stabilitet në lidershipin e saj gjatë kësaj periudhe që do të fillojë procesi i largimit nga Bashkimi Evropian.
“Vendi është duke u bashkuar por Westminster jo”- është shprehur ajo.
“Kam arritur në përfundim se mënyra e vetme për të garantuar siguri edhe për vitet e ardhshme është që të mbahen këto zgjedhje”-ka përfunduar ajo./opinion.al