Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata sekuestron pasurinë e Alfred Pezës. 3 akuzat që rëndojnë ndaj deputetit

2017/04/18 at 10:08 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/ Blushi divorc me PS? Ja çfarë thotë kolegu i tij Peza

Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Pasuri, kjo në formën e aksioneve, në emër të gruas së tij Mirela Ndini. Sipas prokurorisë, znj. Ndini dhe z.Peza nuk e justifikojnë dot me të ardhurat që kanë pasurinë prej 1.13 miliardë lekësh. 


Përmes një njoftimi për mediat, Prokuroria e Përgjithshme tha se deputeti socialist Peza dhe bashkëshortja e tij Mirela Ndini nëpunëse e shtetit, akuzohen për “Fshehje të ardhurave”, “Pastrim Parash” dhe “Deklarimi i rremë i pasurisë”.

Nga hetimet ka rezultuar se të ardhurat neto familjare ndër vite, duke zbritur shpenzimet, janë rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja. Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.

***

Njoftimi i plotë i prokurorisë

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, bashkëshorte e deputetit Alfred Peza, në bankën “Credins” sh.a, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre nga Prokuroria e Përgjithshme për veprat penale;

1. “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal;
2. “Pastrimi të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
3. “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.

Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, bashkëshortja e të cilit, shtetësja Mirela Ndini, ka blerë vlerën e aksioneve në masën 1%, pranë Bankës “Credins” sh.a, në vlerën e 113.000.000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekë, më datë 17/03/2015.

Nga hetimi i zhvilluar në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se shtetasi Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, posedojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe likujditete, të cilat janë tjetërsuar, duke kryer blerjen e masës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha.

Në funksion të hetimit të deritanishëm janë krijuar dyshime të arsyeshme se bashkëshortët Alfred Peza dhe Mirela Ndini kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në rregjistrat publikë, gjë e cila përbën shkak për ekzistencën e një dyshimi të bazuar në lidhje me ligjshmërinë e tyre.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore rezulton se, pavarësisht se aksionet në Bankë janë blerë nga shtetasja Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar në bazë të kontributit financiar të të dy bashkëshortëve.

Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre (pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja.

Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria vlerëson se ekziston rreziku i tjetërsimit të vlerës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha, nëpërmjet kalimit të pronësisë, pasi procedura e ndjekur në rastin konkret mund të kryhet thjesht mbi bazën e vullnetit dhe nuk ka rregulla apo procedurë ligjore të përcaktuar nga Banka Credins apo Banka e Shqipërisë për tjetërsimin e aksioneve.

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit ligjor, ka përcjellë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda referimin për hetim pasuror, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në bazë të këtij referimi, si struktura kompetente për këto raste, Prokuroria për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal per hetim pasuror, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (Antimafia).

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi vendosjen e sekuestros ndaj aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini në “Credins” sh.a, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

Etiketa: akuzaAlfred Pezapastrim parashpasuriasekuetro


Ju sugjerojmë

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
Bota

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

24 Qershor, 2025 7:06 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur

24 Qershor, 2025 6:57 pm
5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit
Bota

5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit

24 Qershor, 2025 6:55 pm
Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 Qershor, 2025 6:36 pm
Gjykata në SHBA aprovon deportimin e emigrantëve
Bota

Gjykata në SHBA aprovon deportimin e emigrantëve

24 Qershor, 2025 6:33 pm
Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
Bota

Presidenti iranian: Nuk do e shkelim armëpushimin, vetëm nëse Izraeli e bën këtë

24 Qershor, 2025 6:31 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

24 Qershor, 2025 6:03 pm
Para
Trump uron Erdogan për referendumin

Trump uron Erdogan për referendumin

Foto/ Brenda bunkerit nuklear, luksoz, 14 metra nën tokë

Foto/ Brenda bunkerit nuklear, luksoz, 14 metra nën tokë

Sherr masiv në qendër të Firencez, plagoset rëndë një shqiptar

Itali, çifti shqiptar kapet me 4 kg kokainë dhe 122 kg marijuanë
















TE FUNDIT

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
24 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se Irani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë “të...

Lexo më shumë

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
24 Qershor, 2025

Ngritja e një muri ka qenë për shekuj me radhë metoda më efektive për t'i rezistuar sulmeve dhe pushtimeve dhe...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
24 Qershor, 2025

Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile tha se 46 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit,...

Lexo më shumë

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
24 Qershor, 2025

Pas 12 ditësh përplasjesh të ashpra me Izraelin, Irani ka vendosur të rihapë pjesërisht hapësirën e tij ajrore. Lajmi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com