Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Erdogani i merr të gjitha

2017/04/18 at 10:04 AM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Erdogani i merr të gjitha

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me “po” në referendum, duke shtruar rrugën për një sistem presidencial alla turka. Duke vepruar në këtë mënyrë, këta votues i pasuan Presidentit Erdogan dhe cilitdo që do ta pasojë atë pushtet të plotë. Megjithatë, duke pasur parasysh sa burim e kishte në dispozicion AKP, numri i votave “po” që u dha flet për disa dinamika interesante.

E para, pakti me Devlet Bahceli, lider i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) nuk rezultoi aq fitimprurrës sa pati shpresuar Erdogani. Opozita brenda MHP ishte më e fuqishme se u pëlqeu të besonin AKP dhe Bahceliu. A mund të krijohet një parti e re, që do t’i thellonte edhe më shumë çarjet brenda MHP-së së Bahceliut? Sigurisht që kjo nuk mund të përjashtohet. Së dyti, e rëndësishme është që të mos harrohet se referendumi u zhvillua kur në Turqi sundon gjendja e jashtëzakonshme. AKP -ia i kishte të gjitha mjetet dhe avantazhet financiare të qeverisë, plus pushtetin mbi median. Por arriti të marrë vetëm 51 përqind të votave. Dhe nuk duhet të harrojmë që humbi kryeqytetin Ankara, si dhe qytete si Adanaja, Antalaya dhe madje Stambolli, të cilat kanë qenë kështjella të AKP-së në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2015 dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.

Fitore korrekte apo jo?

Kur po numëroheshin votat, Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) deklaroi se do të numëroheshin edhe fletëvotimet pa vula zyrtare. Kjo, pa dyshim, krijoi shpejt përshtypjen e një manovre jo korrekte.
Opozita do të ndërmarrë gjithçka në pushtetin e saj për ta kontestuar referendumin dhe që votat të rinumërohen, në ato raste ku ajo beson se kanë ndodhur manipulime. Njëkohësisht, video dhe pamje që qarkullojnë në mediat sociale ngrejnë një pyetje të ngjashme. Qeveria duhet t’i marrë seriozisht në konsideratë këto shqetësime, veçanërisht kur rezultati qe kaq i ngushtë dhe kur amendamentet do të kenë një rëndësi thelbësore për të ardhmen e demokracisë në Turqi. Megjithatë, për AKP-në, e vetmja gjë që kishte rëndësi dukej se qe fakti që arritën të marrin në shumicë votat “po”.

Votime të reja në horizont

Megjithëse udhëheqësit e AKP-së kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se sistemi i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2019, që tani po qarkullojnë fjalë për zgjedhje të parakohshme. Pse të presim për ta zbatuar vullnetin e popullit? Ky argument ka kohë që është shprehur dhe Erdogani nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë përpara se të jetë ribashkuar sërish zyrtarisht me partinë e tij. Kjo do të thotë se sezoni i zgjedhjeve ka shumë gjasa që të jetë në prag.
Megjithëse një person fitoi fuqi të konsiderueshme si rezultat i referendumit, gati gjysma e popullit votoi kundër kësaj. Me fjalë të tjera, Presidenti Erdogan përballet me një shoqëri tepër të polarizuar. Fjalimi i unitetit që mbajti në mbrëmjen e referendumit është tepër larg një fillimi për të bashkuar çarjet e thella të shkaktuara në vite. Erdogani në fakt ka shumë çështje në tryezë: Sirinë, marrëdhënien delikate me aleatët e Turqisë, çështjen e refugjatëve dhe çështjen kurde, po të përmendim vetëm disa prej këtyre çështjeve. Në vend që të fokusohet në këto çështje të nxehta, duket se ai do të preferonte të stabilizonte me shpejtësi pushtetin e sapofituar.

/Seda Serdar- DW

Etiketa: erdodanpushtet pa kufireferendumturqi

Ju sugjerojmë

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
Rajoni

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

14 Gusht, 2025 9:53 pm
Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
Aktualitet

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

14 Gusht, 2025 9:19 pm
OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
Bota

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

14 Gusht, 2025 8:49 pm
Kërcënimi i Trump se do të bombardojë Iranin, reagon republika islamike
Bota

Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

14 Gusht, 2025 8:34 pm
Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
Bota

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

14 Gusht, 2025 8:06 pm
Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

14 Gusht, 2025 7:50 pm
Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!
Rajoni

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!

14 Gusht, 2025 7:27 pm
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Te Fundit

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

14 Gusht, 2025 6:59 pm
17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

14 Gusht, 2025 6:47 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

14 Gusht, 2025 6:28 pm
Para
Gojëdhëna/ A e dini pse ditët me mot të keq në pranverë quhen “Plakat e Prillit”?

Gojëdhëna/ A e dini pse ditët me mot të keq në pranverë quhen “Plakat e Prillit”?

Opinion/ Blushi divorc me PS? Ja çfarë thotë kolegu i tij Peza

Gjykata sekuestron pasurinë e Alfred Pezës. 3 akuzat që rëndojnë ndaj deputetit

Trump uron Erdogan për referendumin

Trump uron Erdogan për referendumin

TE FUNDIT

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
14 Gusht, 2025

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon...

Lexo më shumë

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
14 Gusht, 2025

Autori i mitur i vrasjes së 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit ka lënë pak momente më parë ambientet e...

Lexo më shumë

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
14 Gusht, 2025

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa...

Lexo më shumë

Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

Kërcënimi i Trump se do të bombardojë Iranin, reagon republika islamike
14 Gusht, 2025

Udhëheqësi më i lartë i Iranit, Ali Khamenei, ka dhënë dritën jeshile për rinisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com