Kina dhe Rusia kanë dërguar luftanijet e tyre bashkë me njësitë e inteligjencës në ujërat e Koresë së Veriut, për të “ndjekur” lëvizjet e flotës së Donald Trump që prej disa ditësh ndodhet në Gadishullin Korean.
Presidenti i SHBA-së ka dërguar aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson, e mbushur me reaktorë bërthamorë dhe në bord ka 100 avionë. Ajo shoqërohet nga një nëndetëse dhe një anije ushtarake.
Por, sipas njoftimeve të fundit veprimet e amerikanëve janë duke u monitoruar nga rusët dhe kinezët për shkak të shqetësimit në rritje lidhur me vendosmërinë e Amerikës për të sulmuar Korenë e Veriut. Ky informacion është pretenduar nga burimet të shumta të qeverisë japoneze sipas The Yomiuri Shimbun./opinion.al