Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka ka gjetur golin e tij të parë në kampionatin amerikan me fanellën e San Hoze Ërthkuejks. Ai shënoi një gol mjaft të vyer për ekipin e tij në minutën e 4-t shtesë të takimit në shtëpi ndaj Dallasit duke barazuar shifrat në 1-1. Më parë Dallasi kishte kaluar në avantazh me anë të Akostës në minutën e 78.
Hyka e filloi këtë takim si titullar dhe qëndroi në fushën e lojës për 90 minuta të plota. Kjo ishte ndeshja e tij e 6 me San Hozenë dhe e para që qëndron në fushë gjatë gjithë takimit. Pas 6 ndeshjesh, skuadra e Hykës ka grumbulluar 8 pikë dhe renditet në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit.
https://vid.me/SVtm