Kryeparlamentari Meta ashtu sikurse pritej e ka nisur herët ditën e tij të punës. Përpara së te shkojë në takimin me Ramën në orën 10.00 në Hotel Tirana, Meta mësohet se ka zhvilluar një takim me Shpëtim Idrizin e PDIU. Mësohet se axhenda e takimit është situata politike aktuale në vend dhe zgjidhja e kësaj krize. Ky nuk është takimi i parë i Metës me Idrizin kohët e fundit. Menjëherë pas darkës së peshkut të shumë trumbetuar me Ramën te Pazari i Ri, ditën në vazhdim Meta takoi për drekë po në një restorant peshku, kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi. Ndaj ky takim nuk është i rastësishëm sot. Pasi qëndrimi i PDIU ndaj koalicionit mund të influencojë edhe te LSI në qëndrimin e saj. Ndërkohë që LSI dhe PDIU kanë dalë më herët në një platformë të përbashkët me 7 pika për zgjidhjen e krizës politike.