Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Absurdi/ Bën 9 muaj burg, por ata që e akuzojnë nuk e njohin

2017/04/14 at 10:00 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Absurdi/ Bën 9 muaj burg, por ata që e akuzojnë nuk e njohin

Qytetari Pashk Pjetri tregon në emisionin “STOP”, se në Shkurt 2012 i kërkuan të paraqitet në Prokurorinë e Shkodrës, ku i thanë se kishte mashtuar 2 gra, duke u marrë nga 5 milionë lekë, për t’i shpëtuar nga burgu. Pashku thotë se as që i njeh dy gratë në fjalë, Valbona Smajli dhe Luiza Matllia.


Madje edhe këto të fundit deklaruan në Gjykatë, se nuk kanë njohje me Pashk Pjetrin.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, që Pashku të çlirohej nga akuza. Ai bëri 9 muaj e gjysmë burg në burgun e Shën Kollit dhe sot kërkon pafajësi e dëmshpërblim. Emisioni ”STOP” komunikoi me dy zonjat dhe me njërën prej tyre, Luiza Matllia bëri edhe një ballafaqim.

Por mes të dyve, nuk rezultoi asnjë njohje dhe Luiza e pranoi këtë fakt.

“Më datë 12 Shkurt 2012 vjen një thirrje nga Prokuroria e Shkodrës, për tu paraqitur. Menjëherë u paraqita pranë Prokurorisë së Shkodrës. Atje u njoha me çështjen që kishte kaluar prokurori karshi meje. Ti je akuzuar thotë se ke mashtruar dy gra, duke u marrë 5 milionë lekë të dyjave, për tu rregulluar punë të mos futeshin në burg. Unë jam një punëtor i thjeshtë, edhe sot jam punëtor i thjeshtë”.

Gazetarja – Mos ndoshta ke qenë sekser i ndonjë prokurori dhe gjykatësi?

“Në asnjë lloj mënyre! Unë nuk njoh as prokuror, as gjyqtar dhe as femrat që më ka akuzuar prokurori se u kam marrë lekë. Në gjykatë, kur erdhën gratë “e huaja” thanë se nuk e njohin Pashkun.”
 
Gazetarja – Kush ka bërë kallëzim ndaj teje?

“Vetëm prokurori, këto nuk kanë bërë kallëzim karshi meje! Pas paraqitjes së parë që bëra tek prokuroria, pas 20 ditësh erdhën nmë arrestuan”. Më datë 13.03.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër vendos caktimin ndaj shtetasit Pashk Zef Pjetri të masës së sigurimit “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

“Qëndrova në burg 9 muaj e gjysmë. U futa më 20 Mars 2012 dhe dola më datë 30 Dhjetor 2012. Gjatë periudhës që ndenja në burg nuk erdhi njeri për të më sqaruar se për çfarë arsye unë kam hyrë në burg. Kam qenë nën akuzën “mashtrim dhe bashkëpunim”.

Gazetarja – Me kë kishit bashkëpunuar?

“Janë edhe katër të tjerë. Nuk bëhet fjalë të hyjë njeri në burg. Të gjithë interesat e tyre i mbajta unë. Unë nuk kam bashkëpunuar me asnjë!”

Gazetarja – I vështirë ishte qëndrimi në burg?

“Obobo! Veç hyftë Zamir Bahiti brenda, prokurori!”
Pashk Pjetri kërkon pafajësinë dhe që ligji të jetë i saktë dhe jo sipas dëshirave të prokurorit.

“Këto persona që më ka akuzuar prokurori, ka ardhur njëra në gjykatë dhe ka thënë që nuk më ka dhënë lekë dhe nuk e di kush jam, kurse tjetra që më ka akuzuar thuhet se është nëpër botë dhe nuk mund të arrijnë ta sjellin të ballafaqohemi. Nëqoftëse vjen ajo, unë nxjerr një skandal të paparë karshi prokurorit! Unë jam i pafajshëm moj, jam i pafajshëm! S’i kam marr njeriu një 5 leksh deri në këtë sekondë. Kush është ai që më ka dhënë mua këto lekë që të ballafaqohem me të. Nëqoftëse ata kanë prova për mua, hallall ju qoftë, jo 9 muaj e gjysmë burg, por 9 vjet burg!”

Sipas akuzës që ka marrë Pashk Pjetri mbi “ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” thuhet se një ndër bashkëpunëtoret e tij është Alketa Broci.

Gazetarja e emisionit “STOP” telefonoi Alketën për tu lidhur me dy akuzueset, të cilat janë të mashtruara.

Gazetarja – Në emisionin tonë ka ardhur një qytetar, që quhet Pashk Pjetri. Ai ka marrë një dënim prej 9 muajsh sepse presupozohet që ka mashtruar Luiza Matllian dhe Valbona Smajlin. Keni informacion për këto dy zonjat se ku ndodhen? Ju e njihni Pashkun?

Alketa – Po, jam njohur gjatë seancave gjyqësore.

Gazetarja – Po më përpara e keni takuar?

Alketa – Jo, s’e kam takuar asnjëherë.

Gazetarja – A keni bashkëpunuar me njëri-tjetrin?

Gazetarja – Ju të dy akuzoheni se keni bashkëpunuar duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Është e vërtetë kjo?

Alketa – Jo, nuk është e vërtetë!

Gazetarja – Keni informacion se ku ndodhen këto dy zonja, që t’i kontaktojmë dhe të bëjnë një ballafaqim? A i keni mashtruar ju?

Alketa – Nuk e di, as nuk ashtu fare… nuk e njoh, zonjë!

Gazetarja – Po atëherë pse ju kanë dënuar? Pashkun 9 muaj dhe ju 10 muaj?

Alketa – Po sepse nuk kemi mundësi që ta ndjekim, o zonjë!
Pashku thotë se Alketa nuk pranon asnjë gjë sepse ata nuk kanë lidhje me këtë çështje, kjo është dhe arsyeja se pse ai i është drejtuar emisionit “STOP”.

Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me Pjetrin kanë shkuar në Shkodër për tu ballafaquar me njërën nga akuzueset, Luiza Matllian. Nëpërmjet një telefonate vendosin vendin e takimit.

Gazetarja – Kemi ardhur t’ju ballafaqojmë me Pashk Pjetrin, jeni përballur të dy në gjykatë.

Luiza – Po.

Gazetarja – E njihni Pashk Pjetrin?

Luiza – Pashk Pjetrin si Pashk, jo!

Gazetarja – Ky person ka bërë 9 muaj burg dhe akuzohet se ju ka marrë 5 milionë lekë. Është e vërtetë?

Luiza – Jo!

Pashk – E nderuar! Më jep dorën. Punët i kanë bërë të tjerët dhe ma kanë lënë fajin mua.
Por si ka mundur prokurori ta akuzojë Pashk Pjetrin kur akuzuesja Luiza Matlliu nuk e njeh fare atë?/tvklan.al/

 

Etiketa: 9 muajakuzojneburgnuk e njohin


Ju sugjerojmë

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

24 Gusht, 2025 9:00 pm
Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Studimi/ Femrat e këtij qyteti shqiptar bëjnë më shumë seks

13 arsyet pse duhet të bëni seks çdo ditë

Foto/ Ish-drejtori i Arkivës zbulon anekdotat kundër regjimit komunist

Foto/ Ish-drejtori i Arkivës zbulon anekdotat kundër regjimit komunist

Dyshohet për akte kundër liderëve të Kosovës

Dyshohet për akte kundër liderëve të Kosovës
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com