Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e Bashës për magazinat e drogës, Xhafaj: Çuam policinë por….

2017/04/14 at 6:49 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat e Bashës për magazinat e drogës, Xhafaj: Çuam policinë por….

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar kundër akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili foli lidhur me vendndodhjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në rrethinat e Durrësit dhe Lezhës.


Me amë të një deklarate për media Ministria e Brendshme shkruan se menjëherë pas akuzave të Bashës kanë nisur kontrollet të terren.

“Operacioni është zhvilluar gjatës gjithë natës dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Nga rezultatet e deritanishme nuk konfirmohen deklarimet e z.Basha. Operacioni po vijon edhe në këto momente”.

Deklaratë e plotë e Ministrit të Punëve të Brendshme  

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se ka dijeni për disa fakte shumë të rënda kriminale, lidhur me vendndodhjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në rrethinat e Durrësit dhe Lezhës e lidhjen kriminale të drejtuesve të Policisë në këto qarqe dhe madje duke aluduar për dijeni lidhur me këto fakte edhe për disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Menjëherë me bërjen publike të deklaratave publike të z.Basha, i kam kërkuar Policisë së Shtetit, ndërmarrjen e veprimeve konkrete si dhe kryerjen e një operacioni të gjerë në terren në zonat e përmendura për depozitim të lëndës narkotike. Operacioni është zhvilluar gjatës gjithë natës dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Nga rezultatet e deritanishme nuk konfirmohen deklarimet e z.Basha. Operacioni po vijon edhe në këto momente.

Duke marrë në konsideratë këto deklarime publike të Kryetarit të opozitës për të dhëna e fakte shumë të rënda kriminale, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme përmes një shkrese zyrtare i jam drejtuar sot Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës duke kërkuar që organi i prokurorisë të fillojë kryesisht hetimin, si dhe të nis sa më shpejt verifikimin e fakteve të pretenduara.

Në deklarimet e tij z.Basha, pretendon edhe dijeninë time si Ministër i Brendshëm lidhur me ekzistencën e magazinave të lëndëve narkotike në këto zona dhe personat nga radhët e policisë që i mbrojnë ato. Unë distancohem prerë nga këto insinuata të rreme ndaj personit tim. Une kam marr përsipër të gjithë përgjegjësinë ligjore për të përmbushur detyrën sipas ligjit, duke shprehur gatishmërinë nëse është e nevojshme edhe për të dhënë deklarimet sipas ligjit procedural penal.

Shpresoj që Prokuroria si organi përgjegjës për hetimin e veprave penale, të kryejë një hetim të shpejtë, i cili do të shërbej për të sqaruar të vërtetën rreth akuzave të bëra dhe njëherësh për të vlerësuar deklarimet e Kryetarit të opozitës z.Basha, nëse janë thjesht në kuadër të luftës e polemikës politike të mbështetur në shpifje të pabaza apo kanë karakter dhe elementë të krijimit të destabilitetit politik që përbën rrezik për sigurinë e vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka bërë të qartë edhe me veprime konkrete intensifikimin e kontrolleve si dhe ndëshkimin më të ashpër në çdo rast kur konstatohet mosveprim apo mospërmbushje e detyrave funksionale nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Rezultatet dhe puna e Policisë janë publike dhe transparente. Rezultatet konkrete të luftës antikanabis u ritheksuan dhe në një konferencë për media një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike.

Rezultatet e arritura deri tani japin garanci të plotë se kjo betejë do të jetë e sukseshme në sajë edhe  të mbështetjes së gjerë të qytetarëve, bashkëpunimit efektiv me organet e tjera ligjzbatuese në vend si dhe me mbështetjen aktive të partnerëve ndërkombëtar.

 

Etiketa: akuzat e bashesdurreslezhexhafaj


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Rusia merr vendimin drastik lidhur me Eurovision-in

Rusia merr vendimin drastik lidhur me Eurovision-in

Inaugurimi i Trump si President, Basha për VOA: Jam ftuar nga Republikanët

Do ta vrisnin rusët Lulzim Bashën? Reagon ambasada ruse: Nuk jemi ne, por...

Akuza të reja për Shullaznin? Hetohet për vrasjen e Gaz Çollakut dhe…

Akuza të reja për Shullaznin? Hetohet për vrasjen e Gaz Çollakut dhe…
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com