Policia tha se me 200 forca, përfshirë dhe FNSH po kreh zonën e Manzës dhe Ishmit në Durrës për drogë. Angazhimi i policisë vjen një ditë pas deklarimit të kreut të PD se në Manzë ka një depo me 100 ton hashash. Policia deri më tani janë krehur zona e Ishmit dhe Manzës. Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka në zonën e Ishmit dhe në Manëz.
Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës.
U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura. Kontrollet po vijojnë në të gjithë territorin.
Deri më tani, policia nuk jep të dhëna nëse ka zbuluar drogë apo jo në Durrës.
Deklarata e Bashës një ditë më parë
“Kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”.