Gerdi dhe Enada janë në prag të një ngjarjeje të rëndësishme profesionale. Më 14 prill do të vihet në skenë baleti Liqeni i Mjelmave, ku ata janë koreografë dhe më datë 15 do të interpretojnë dhe vetë në rolet kryesore, por, siç të gjithë e dime, ata janë partnerë dhe në jetë prej shumë vitesh dhe prindër të Roanit.
Ndërsa për baletin, si një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të sezonit, kemi folur dhe do flasim, do ndalemi te një çast i jetës së çiftit të balerinëve që ata e përmendën te Rudina.
Rudina Magjistari i pyeti nëse Roani do të bëhet me një vëlla apo motër dhe përgjigjen e pari e dha Gerdi. “Nuk mendoj. Profesioni bën të vetën, mosha ikën”, tha ai, ndërsa Enada shtoi që edhe pse “nuk do kishte më mirë sesa të kishte një vëlla e motër të tijën”, tani që ata e kanë vendosur, ai ka nipin dhe mbesën e Gerdit dhe vajzën e motrës së saj, si vëllezër e motra.
Gjithashtu ajo tregoi që Roani është shumë social dhe i pëlqen të rrijë me shumë shokë, ndryshe nga ajo, siç tha balerina, duke lënë të kuptohet që ajo është një tip i tërhequr.
Enada tregoi që me gjithë talentin e tij për baletin dhe dëshirën e saj që ta vazhdonte këtë rrugë, Roani është shumë i dhënë pas futbollit, por edhe tenisit.
Megjithatë ai është i anazhuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe në aktivitetet e saj ka qenë në skenë dhe me prindërit./class