Ish -Drejtori i Përgjishëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka folur për vrasjen e ish -Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Premci shprehet i shokuar me referimin që policia i ka bërë ngjarjes në Prokurori, si “vrasje për gjakmarrje”, ndërsa shpreh bindjen se Cuku është eleliminuar për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që ka mbajtur në policinë e shtetit.
Premci pyet publikisht Kryeministrin Edi Rama, i cili e njihte personalisht Artan Cukun se pse nuk thotë asnjë fjalë për vrasjen dhe pse nuk mori pjesë në homazhe?!
Pjesë nga intervista e Ahmet Prencit me Roland Qafokun në “Channel One”
Përse e kanë vrarë komisar Cukun?
Natyrisht nuk do ishte as etike e as morale që unë këtu të jepja versione dhe të dhëna. Është një grup hetimor që është ngritur për këtë ngjarje dhe të shpresojmë që të arrihet në zbardhjen e kësaj ngjarje kaq të rëndë. Por mua po më lë shije shumë të keqe fakti që dha këtu gazetari Flamur Vezaj sipas të cilit kjo ngjarje është referuar nga policia dhe është regjistruar në prokurori me veprën penale të gjakmarrjes. Kjo më lë një shije shumë të keqe. Sipas kësaj që thotë gazetari i bie që ngjarja qenka zbuluar. Kjo është absurde. Sipas kësaj, gjithnjë sipas kësaj që thotë gazetari Vezaj, hetimi lidhet me ngjarjen e vitit 2005 gjë që është absurde ta thuash dhe deklarosh vetëm pak momente pasi ndodhi ngjarja. Unë dua të them se kam bindjen se Artan Cuku është vrarë për detyrën që ka ushtruar në të kaluarën si drejtues i lartë i policisë së shtetit.
Artan Cuku ishte oficer në lirim. Ai kishte gradën drejtues i parë, ishte komisar dhe pavarësisht se nuk e ushtronte detyrën ai kishte fituar edhe gjyqin duke e cilësuar të paligjshëm shkarkimin e tij. Kështu që pavarësisht që shpresat i kam të mëdha sepse në prokurorinë e Krimeve të Rënda ka prokurorë shumë të aftë, kjo puna e referimit më lë një shije shumë të keqe. Nuk dua të flas më për këtë sepse realisht po më lë një shije shumë të keqë. Është absurde. Nuk dua ta teprojë të them se mund të ketë edhe dashakeqësi.
A mund të jetë vrarë Artan Cuku për aktivitetin privat?
Jo. Në asnjë mënyrë. Nuk bëhet fjalë fare. Nuk kishte asnjë arsye që Artan Cuku të vritej përveçse detyrës si drejtues i policisë së shtetit.
Deri tani si të janë dukur veprimet hetimore të kryera me ato që ju dini?
Nuk mund të paragjykoj dhe gjykoj se jam larg hetimit. Por më ka lënë përshtypje jo të mirë edhe fakti që disa detaje deri familjare policia i ka bërë publike në media. Ato mund të shkatërrojnë. Unë do të doja tu jepja këshillë atyre që merren me këtë ngjarje që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të matur kur bëjnë deklarata dhe bëjnë publike detaje nga hetimi. Kjo është një turp i madh dhe është nxjerrje e sekretit hetimor.
A iu bë nderi i duhur Artan Cukut me ceremoninë mortore të organizuar nga policia?
Jo. Ka një paradoks këtu që kjo polici e shkarkoi e largoi dhe e hodhi në rrugë dhe kjo polici i bën një ceremoni mortore. Pastaj ka edhe një problem tjetër. Çfarë ishte ajo ceremoni e organizuar në drejtorinë e policisë së Tiranës? Ceremonitë bëhen në drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit dhe jo në atë të Tiranës. Por duket se drejtuesit nuk kanë pasur kurajon të realizonin një ceremoni në atë vend ku dhanë urdhrin për ta larguar Artan Cukun.
Po a e njihte kryeministri Rama komisar Cukun?
Po e njihte shumë mirë. Komisar Cukun e njihte edhe gjatë kohës që kryeminstri Rama ka qenë edhe në opozitë kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte. Padyshim që njiheshin sepse i ka lidhur puna ai si drejtues policie në Vlorë dhe Rama si politikan, kryetar i PS madje edhe kur sapo mori detyrën e Kryeministrit.