Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djali ‘torturoi’ të atin për 5 vite, tani kërkon të fitojë besimin e tij

2017/04/09 at 2:23 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Djali ‘torturoi’ të atin për 5 vite, tani kërkon të fitojë besimin e tij

Kjo është historia e Ajetit, i cili erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi dëshiron t’i bëjë një surprizë të atit, Gëzimit, pasi ai ka investuar gjithçka për të, por djali mori rrugën e gabuar.


“Unë quhem Ajet, nga qyteti i Pogradecit dhe kam ardhur sot të ftoj babin tim sepse e kam mërzitur shumë që prej moshës 14-vjeçare. Fillova të shoqërohem me shoqëri të keqe, nuk e pyesja babin, largohesha nga shtëpia pa u kthyer dhe duke harruar që kisha shtëpi. Kthehesha vonë, rreth orës 2-3 të natës dhe kjo gjë e mërziste shumë babin. Asnjëherë nuk kam bërë çfarë më ka thënë babi, por të kundërtën. Babi, para 21 vitesh, ka humbur vëllain nëpërmjet një konflikti dhe pas 10 vitesh linda unë. Babi ka dashur gjithmonë që të ecja në jetë, të bëhesha polic që të ndiqja drejtësinë sepse atij i është bërë një padrejtësi dhe nuk u vendos drejtësi kurrë.”

Ajeti vendosi të shkonte në Greqi , ku ka qëndruar 15 ditë, por i ati nuk e dinte se ku ishte. Kur ai u kthye i ati ishte sëmurë dhe shkaku ishte Ajeti. Ai u shpreh se kishte humbur besimin te i biri. Duhej të ndodhte kjo situatë, që pas 5 vitesh “torturë” për të atin, Ajeti të reflektonte dhe të vendoste që të largohej nga shoqëria e keqe, të cilët ishin më të mëdhenj në moshë.

Arditi – Çfarë do t’i thuash sot babit?

Ajeti – Që do të kthehem në rrugën e drejtë që ai të krijojë besimin tek unë dhe se do të bëj ëndrrën e tij realitet, do të bëhem polic!

I ati i Ajetit, Gëzimi e pranoi ftesën për të qenë pjesë në “E diela shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Arditi – Kush mendon se është këtu (pas murit)?

Gëzimi – Mendoj se goca ime, Redina.

Arditi – Pse të shkoi mendja tëk Redina?

Gëzimi – E kam këtu në shkollë, studion në vitin e tretë.

Arditi – Si e imagjinon burrin e ardhshëm të Redinës?

Gëzimi – S’e imagjinoj fare!

Arditi – Ja, shikoje.

Gëzimi habitet kur shikon në monitor të birin, Ajetin.

nb-1024x575

Arditi – A e mendoje se do të ishte Ajeti këtu?

Gëzimi – Jo, sepse ka qenë prezent (kur ka ardhur mesazhi) dhe nuk mendova se do ta bëjë ky këtë surprizë.

Arditi – Çfarë djali është Ajeti?

Gëzimi – I praptë është, unë i flas për mirë, ai bën të kundërten e atyre që i them unë.

Arditi – Çfarë vërejtjesh do t’i bësh Ajetit?

Gëzimi – Për vërejtje për këtë, duhet gjithë jetën, s’është puna vetëm sot.

Arditi – Pse, kaq i praptë është?

Gëzimi – Që të bëhesh i mirë duhet të punosh gjithë jetën, të bëhesh i keq bëhesh me sekonda! Dhe ai mund të rrëshkasë shumë shpejt. E kam marrë dhe në Greqi të punojë, për rreth 2-3 vjet, 2 muajt e pushimeve të verës. Por, po të mos jem unë pas tij… gabon shumë shpejt dhe kështu nuk të mban as pronari, askush. 

Arditi – Për çfarë studion Ajeti?

Gëzimi – Ai është në shkollë të mesme. Të mbarojë një herë atë pastaj nuk e di unë për shkollën e lartë.

Arditi – Pse ti thua, që as këtë nuk do mbarojë?

Gëzimi – Jo jo, mund ta mbarojë se besim kam unë por… Ky është djali i vogël, të tre fëmijët e tjerë e kanë mbaruar shkollën e lartë, ndërsa ky ka dalë jashtë “orbitës”.

Arditi – Nuk e fut dot në sistemin tënd diellor, që të rrotullohet rreth shtëpisë e të mos ikë?

Gëzimi – Nuk e merr, nuk e merr sistemin.

Arditi – Çfarë dëshiron ti të bëhet djali, doktor, politikan…?

Gëzimi – Jo jo, që të bësh profesione të tilla duhet të bësh shkollën. Ia kuptoj horizontin, që nuk… atij ja pret kështu, por ia pret shkurt.

Arditi – Por një baba thur ëndrra për djalin, cila ka qenë ëndrra jote?

Gëzimi – Atij sikur i pëlqen të bëhet polic, por unë i them që të vazhdojë shkollën, se kudo që të jesh po s’pate shkollën, arsimin përkatës nuk bëhet dot.

Gëzimi pranon të dëgjojë mesazhin që i biri, Ajeti, ka për të.

km-1024x568

Ajeti – Babi, unë kam ardhur këtu për të të kërkuar falje ty për çdo gjë, për çdo shqetësim që të kam sjellë dhe dua të të them që do të ndjek rrugën e drejtë, siç më thua ti gjithmonë. Do të ndjek rrugën që të kam thënë gjithmonë, do të bëhem polic. Do ta bëj atë ëndërr realitet, ta premtoj këtë gjë!

Gëzimi – Po më shiko në sy kur flet.

 Ajeti – Dua që ti të krijosh sërish besimin që ke patur tek unë.

Gëzimi – Por po s’e bërë do vijmë prap këtu ne që t’i themi gjithë këtij publikut që… ke dalë nga llafi?

Arditi – A ke besim tek Ajeti, tani që erdhi publikisht, përpara të gjithë shqiptarëve, të të thotë që do të ndryshojë?

Gëzimi – Kam besim!  Po të dojë, çfarë nuk bëhet.

Gëzimi falënderon Ajetin, që premtoi për të ndryshuar dhe të gjithë stafin realizues, të cilët i dhanë këtë mundësi. Ajeti çohet dhe afrohet të përqafojë dhe të puthë të atin.

Arditi thotë se Ajeti duhet të largohet për t’u rikthyer sërish më vonë, ndërsa Gëzimi do të qëndrojë në studio. Çfarë do të ndodhë?!/tvklan.al 

fhgh

Etiketa: ajetibabaie diela shqiptarehistoriaka nje mesazh per tytorturoi


Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
VIDEO/ Ja si u festua ditëlindja e Monika Kryemadhit

VIDEO/ Ja si u festua ditëlindja e Monika Kryemadhit

Spikerja e lajmeve lexon vdekjen tragjike të bashkëshortit në transmetim direkt

Spikerja e lajmeve lexon vdekjen tragjike të bashkëshortit në transmetim direkt

Aksion e masiv i policisë/ Zbulohet një magazinë e madhe droge në Përmet 

11 ton drogë në Përmet shkrijnë policinë në Gjirokastër e Përmet
















TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com