Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orët e fundit të krizës politike

2017/04/08 at 5:15 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Orët e fundit të krizës politike

Nga Desada METAJ-


Tërmeti i fortë që “shkundi” Shqipërinë pasditen e së shtunës mbetet dhe lajmi kryesor i ditës që pritej të sillte të reja për zgjidhjen e krizës politike. As deklaratat e Ramës në Shkodër, as ato të Bashës në çadrën e protestës nuk arritën t’i japin përgjigje pyetjes se nëse do të ketë zgjedhje në qershor apo jo. 48 orët e ardhshme janë dhe më deçizivet, pasi të hënën në mbrëmje skadon dhe afati përfundimtar që kodi zgjedhor përcakton për regjistrimin e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit. Përtej këtij afati asnjë parti nuk do të mund të jetë pjesë e proçesit elektoral që me gjasa do të jetë nga më të paparishikuarit ndonjëherë në Shqipëri. Kriza politike dhe kërkesa pa kushte e opozitës për të shkuar në zgjedhje me qeveri teknike nuk ka mundur të gjejë ende zgjidhje edhe pse tre ditët e fundit është folur për mundësinë e nje takimi mes palëve. Përpjekjet e ethshme të palëve jashtë vëmendjes së publikut janë ende larg një formule të përbashkët ndërsa koha e mbetur në dispozicion premton pak apo shumë pak për të bërë të mundur zgjedhje me ose pa qeveri teknike.
I palëkundur në qëndrimin e tij mbetet dhe kryeministri Rama. Kreu i mazhorancës edhe pse shprehet i gatshëm për uljen në tryezën e bisedimeve nuk duket të tërhiqt nga qendrimi i tij për të shkuar në zgjedhje me çdo çmim, qoftë edhe pa PD-në dhe aleatët e saj. Qëndrimet e tij të ditëve dhe orëve te fundit “thumbojnë” dhe aleatin kryesor, LSI-në, kryetari i së cilës gjithashtu i qëndron fort idesë se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje.
Në këtë situatë me limite kohore që qëndrojnë si çekan mbi kokë, retorikat për dialog nuk përcjellin më as shpresën se një zgjidhje e orëve të fundit mund të ndryshojë për mirë situatën.  I vetmi dialog politik që funksionoi sot ishte ai mes Lulzim Bashës dhe Koço Kokëdhimës, të dy me qëndrime të qarta kundër qëndrimeve politike te Edi Ramës.
Në çdo rast dy ditë mund të duken pak, por gjithsesi janë kohë e mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje. Nëse Rama do të tërhiqet nga qëndrimi i tij atëherë krijimi i një qeverie teknike (apo besimi) do të thotë automatikisht shtyrje e datës së zgjedhjeve për një kohë tjetër. Ndërkohë që qëndrimi në pozicionin i Edi Ramës do të sillte zhvillimin e zgjedhjeve me opozitë në rastin më të mirë të papërfillshme dhe në rastin më të keq me opozitë të emëruar. Në të gjitha variantet, mosgjetja e një gjuhe të përbashkët, jo vetëm mes dy partive më të mëdha por dhe të LSI-së si faktor që determinoi legjitimitetin e proçesit zgjedhor do ta çonte vendin në një situatë të papreçedent dhe disi të ngjashme me atë të Shqipërisë së pas zgjedhjeve të vitit ’96.
Orët e mbetura në dispozicion janë të mjaftueshme për të nxitur një takim apo tryezë ku palët të shqyrtojnë ofertat, të lëshojnë terren ndoshta nga qëndrimet e derimëtanishme dhe t’i japin drejtim një krize që po mban peng Shqipërinë dhe politikën për gati dy muaj. Dy ditët e ardhshme por dhe javët në vazhdim do të venë në provë edhe njëherë klasën politike për mënyrën se si ajo menaxhon krizën e zgjedhjve por edhe zgjedhjen e presidentit të ri. E bashkë me të, të ravijëzojnë dhe aleancat e reja apo të vjetra parazgjedhore, në funksion të të cilave duket të jenë edhe orët në vazhdim.

Etiketa: Bashadesada metajkriza politikemetaoret e funditqeveria e besimitqeveria teknikerama


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Studimi i fundit: Bimët mund të dëgjojnë veten teksa hahen!

Studimi i fundit: Bimët mund të dëgjojnë veten teksa hahen!

Foto/ Lori Hoxha provokon me gjoksin jashtë

Foto/ Lori Hoxha “sfidon” Kylie Jenner, tregon të pasmet seksi

Italisë nuk i ndahen tërmetet

Foto/ Këto janë pasojat e para të tërmetit të fortë
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com