Pas gati tre orësh transmetim, debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Ylli Rakipi ka vazhduar i tensionuar edhe në prapaskenat e emisionit “Të Paekspozuarit”.
Faqja Lolita ka bërë publike një video gjatë hapësirës publicitare, ku kryeministri dhe moderatori i emisionit diskutojnë mbi mënyrën se si po zhvillohet intervista. Rama duket i pakënaqur me ndërprerjet, duke i kërkuar Rakipit që t’i lerë “3 minuta për çdo pyetje” në mënyrë që të përgjigjet siç duhet, por ky i fundit nuk duket i një mendjeje me të. Për ta bindur, Rakipi pyet një nga bashkëpunëtorët e tij në regji se si po duket emisioni dhe merr përgjigjen: “Shumë mirë”.
Aty ka ndërhyrë Rama duke i thënë bashkëpunëtorit në regji: “Ik mos na çaj byt*ën”.