Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zëri i Amerikës”: Orë intensive për zgjidhjen e krizës. Takimi Rama-Basha në pikëpyetje

2017/04/08 at 9:47 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Zëri i Amerikës”: Orë intensive për zgjidhjen e krizës. Takimi Rama-Basha në pikëpyetje

Në Shqipëri, drejtuesit e dy forcave kryesore politike, kryeministri dhe kryetari socialist Edi Rama dhe kryetari i Partisë demokratike dhe udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha, pranuan dy ditë më parë se kanë nisur kontaktet për mbajtjen e një takimi që synon zgjidhjen e krizës politike e cila mban prej 7 javësh në protestë të djathtën. Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta bëri thirrje që secila palë të lëshojë diçka në të mirë të arritjes së një marrëveshjeje që do t’i garantonte vendit zgjedhje të pranuara nga të gjithë palët. Të tre figurat qëndrore të politikës shqiptare u shfaqën mbrëmë paralelisht në tre televizione shqiptare.

Pavarësisht vullnetit të shprehur nga palët për nisjen e një dialogu ai duket i vdekur që në lindje. Kryeministri Edi Rama hoqi dorë nga kushti i mëparshëm se nuk mund të bisedonte për një qeveri teknike apo datën e zgjedhjeve, duke u shprehur dhe mbrëmë në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News 24 se “unë kam rënë dakord të ulemi në tavolinë pa kushte. Ti vënë ata pikat e axhendës së diskutimeve, ata kanë kërkuar të vendosin qeverinë teknike dhe datën e zgjedhjeve. Unë kam rënë dakord. Pres orën dhe vendin”, deklaroi zoti Rama.


Por nga studio e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i opozitës Basha tha se ka kërkuar “një takim të përgatitur sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë. Stafi im është mandatuar për të përgatitur takimin ndërkohë që nga stafi i Ramës ende nuk është mandatuar dikush. Jo thjesht të shkojmë aty, secili të thotë ato që ka në mendje dhe pastaj të bëjmë disa fotografi e disa filmime. Kjo është fasadë. Unë jam shprehur që prej ditës së parë se koha e fasadave i takon republikës së vjetër”.

Zoti Rama nga ana tjetër u përgjigj duke nënvizuar dhe një herë se ai është i gatshëm të shkojë në një takim ku rendi i ditës së bisedimeve të jetë i përgatitur nga Partia Demokratike. “Personat teknikë futen më pas në lojë, nëse mes palëve ka dakordësi për disa çështje”, theksoi kryeministri.

Por sipas zotit Basha “takimi duhet bërë për të përcaktuar modalitetet se si do të biem dakord për qeverinë teknike. Dy rrugë ka si zgjidhet kjo, njëra është rruga e dialogut politik për qeveri teknike, me anë të së cilës ne do u mundësojmë të gjithë shqiptarëve të votojnë të lirë, të pakërcënuar. Rruga tjetër është rruga e përballjes me qytetarët. Rruga tjetër nëqoftëse nuk ka dialog politik për këtë, është rruga e përballjes qytetare që ka nisur në 18 Shkurt dhe nuk do të ndalojë deri sa të realizojmë qëllimin që kemi. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm me një qeveri teknike”, u shpreh zoti Basha. Sipas tij kryeministri duke u shprehur i hapur për dialog po bën vetëm propagandë. “Hilja është, PO, jam i hapur të diskutoj për qeverinë teknike. Në këtë moment ftesa është, urdhëro atëherë, ta përgatisim që të mos dalim atje e të bëjmë shfaqje. Ta përgatisim, si e mendon pala juaj krijimin e qeverisë teknike, si e mendon pala jonë dhe si do ta strukturojmë dialogun për të arritur një marëveshje për këtë çështje. Kjo është mënyra normale. Gatishmëria e Ramës për dialog është hipokrizi sepse nuk kemi për cfarë të ulemi përveçse të përcaktojmë modalitetet e qeverisë teknike”.

Nga studioja e emisionit “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, kryetari i LSI-së Ilir Meta theksoi se “kjo situatë kërkon që të gjithë të lëshojnë diçka. Edhe opozita duhet të lëshojë diçka, sepse ndoshta është e vështirë të realizohen të gjitha kërkesat e saj dhe nuk duhet ta personalizojë këtë çështje, se do të ikë z. Rama, do të ikë ky, do të ikë ai. Rëndësi ka të bëhen zgjedhje, të merret garanci maksimale për zgjedhjet nga ana e opozitës, të garantohet pjesëmarrja e tyre në parlament, votimi i reformave që janë në proces e kështu me radhë. Së dyti, edhe nga maxhoranca duhet të ketë lëshime”. Zoti Meta u shfaq me qëndrime më pak të prera se ato të së hënës së kaluar kur foli për nevojën e një “Qeverie besimi” në të cilën, për të qenë kryeministër, zoti Rama duhet të punonte që t’i jepte besim opozitës për zgjedhje”. Mbrëmë zoti Meta shpjegoi se “thelbi i propozimit të LSI-së ishte ky: qeveri besimi nuk do të thotë që patjetër duhet të ikë kjo qeveri dhe të vijë një qeveri tjetër. Qeveri besimi do të thotë: nëse kjo qeveri jep garanci dhe besim për zgjedhjet duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës…” dhe pyetjes nëse e shikonte me Kryeministër Ramën këtë qeveri?, ai u përgjigj: “Patjetër!”.

Qëndrimi i së hënës i LSI-së, ku ajo gjithashtu paralajmëronte se nuk do të hynte në një proces zgjedhor farsë pa opozitën, u pa si një shenjë tradhëtie nga socialistët, ndonëse kryeministri Rama mbajti një pozicion të qetë. Mbrëmë ai u shpreh se “Ilir Meta po bën një përpjekje, siç është në natyrën dhe filozofinë e tij, për të stimuluar zgjidhjen e krizës. Për mua e ka gabim që synon të stimulojë zgjidhjen e krizës duke i dhënë oksigjen Çadrës, se kështu bën që ata të shpresojnë se LSI-ja do të vijë në çadër. Po nuk është ky qëllimi i Ilir Metës”.

Por zoti Meta nga ana e tij u përgjigj për këtë deklaratë të zotit Rama se “mendoj që PD-në e motivon në çadër dhe në kërkesat e saj çdo sjellje arrogante nga ana e maxhorancës dhe në këtë drejtim unë shpresoj që të ketë një rritje të përgjegjshmërisë për dialog dhe për të dhënë garanci maksimale për zgjedhjet e lira, pasi ky është në interes, në radhë të parë, të maxhorancës, sepse përgjegjësia për zgjedhje në radhë të parë është e maxhorancës”. Zoti Meta u shfaq me tone më të moderuara edhe lidhur me të ardhmen e koalicionit ndërsa tha se “duhet t’i japim garancitë e duhura opozitës, sepse përndryshe do të vëmë në pikëpyetje jo vetëm legjitimitetin e institucioneve, por do të vëmë në pikëpyetje legjitimitetin e një pushteti që ky koalicion mendon se mund ta rikonfirmojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe do të vëmë në pikëpyetje të gjitha reformat e tjera”.

Orët e ardhshme duket se do të jenë intensive, edhe sepse ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 18 qershorit, dhe janë të paktën 20 forca politike të opozitës, të cilat nuk janë përfshirë ende në proces./Zëri i Amerikës/

 

Etiketa: kriza politikerama bashazeri i amerikes


Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Bylykbashi: PS të pranojë ofertën e re të kompromisit

Detajet/ Bylykbashi ende nuk merr përgjigje nga stafi i Ramës për takimin

Pranga katër të rinjve, u kapën me 45 kg kanabis

Pranga katër të rinjve, u kapën me 45 kg kanabis

Krujë/ Frika nga konkurrenca, eksploziv transformatorit të kabinës elektrike të gurores

Krujë/ Frika nga konkurrenca, eksploziv transformatorit të kabinës elektrike të gurores
















TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com