Sulmi i raketave amerikanë në një bazë ajrore në qendër të Sirisë, në orët e para të ditës së sotme është quajtur “qesharak dhe i papërgjegjshëm” nga Bashar al-Assad, kanë njoftuar zyrtarë të presidentit sirian.
“Ajo që bëri Amerika nuk është gjë tjetër veçse sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme, sulm i cili tregon për vizionin e shkurtër të saj dhe verbërinë politike e ushtarake në realitet”- thuhet në deklaratën zyrtare.
SHBA në orët e para të ditës së premte qëlloi me breshëri raketash bazën ajrore të ushtrisë siriane në Shayrat në përgjigje të sulmit me lëndë kimike në një qytet të mbajtur nga rebelët, ku mebtët të vrarë dhjetëra civilë, mes tyre edhe fëmijë.
Zyra e Assad tha se qeveria do të dyfishojë përpjekjet e saj kundër rebelëve që pas sulmit të SHBA-së.
“Ky agresion ka rritur vendosmërinë e Sirisë për të shfarosur agjentët terroritë, kudo që janë në territorin siria. Akti i turpshëm i sulmit të bazës ajrore të një shteti sovran demonstron edhe një herë se administratat e ndryshme nuk do të ndryshojnë politikat e thella”