Kryeministri Edi Rama i ka qujatur killera me pagesë analistët. Në fakt disa prej tyre, por emrat nuk ua përmendi. I ftuar në emisionin e Ylli Rakipit “Të paekspozuarit”, ai tha se “media është një kazan ku vlon gënjeshtra, është e financuar. Pse nëse ka një gjë për ta respektuar Fatos Lubonjën, pavarësisht se sa marrëzi thotë nuk është pjesë e axhendës. Lubonjën e kam pasur shumë mik dhe është ajo si të thuash ‘dashuria e kthyer në urrejtje’ nga ana e tij. Ata janë ‘killera me pagesë të së vërtetës’. Bëj lekë, shtie, bëj lekë shkruaj”, u shpreh Rama për njerëzit e medias.
Kjo nuk është hera e parë që Rama i versulet medias, edhe më parë i ka quajtur media e kazanit dhe epitete të gjithëfarëllojshme.
*Foto ilustruese nga darka e Ramës me pronarët dhe gazetarët dy vite më parë