Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur edhe për Ministrin e ri të Brendshëm, dhe premtim që kishte bërë disa ditë më parë, se nuk do e linte Fatmin Xhafën të hynte në zyrë.
“Fatmin Xhafa në zyrë është në vetvete në kuptimin makiavelist të fjalës përligjja më e qartë e argumenteve tona. Të marrësh një njeri që ka fshehur faktin që ka qenë hetues i degës politikë në kohën e komunizmit, sipas dëshmive që janë shfaqur, ka torturuar djem dhe vajzë krutane sepse kishin pirë raki në ditën kur vdiq diktatori. Edhe në ligjin e diktaturën, torturimet e paligjshme. E dyta, dihet botërisht fakti sesi si ministër i drejtësisë ai ka lehtësuar në mënyrë të jashtëligjshme çështjen e vëllait të tij, numri dy i një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i gjykuar në Itali dhe Venezuelë. Ky njeri i jepet sot opozitës si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”-shprehet Basha.
Ai ka thënë gjithashtu se fokusi i betejës së tyre është Rama, pasi edhe Xhafa është aty ku është sot falë tij.