Që të jesh banor i shtëpisë së “Big Brother” duhet të zbatosh disa rregulla mjaft strikte, siç është mungesa e një aparati celular, mungesa e pajisjeve të tjera teknologjike, normalisht nuk ka televizorë, radio apo kompjuter.
Nëse nuk e keni ditur deri më tani, tërësisht e ndaluar është edhe mbajtja e një ore.
Por me sa duket ky rregull është thyer nga Kei, njëra prej vajzave lesbike. Siç bën me dije për JOQ, ish banorja e shtëpisë, Gerta, Kei mban herë pas here një varëse në qafë, në të cilën është e vendosur në mënyrë të fshehtë një orë.
Kei ka një varëse me orë që e mban si varëse në qafë. Është thënë që nuk punon dhe që s’ka bateri, por që të gjithë aty e kanë parë atë orë dhe e dinë shumë mirë se punon. Kjo është arsyeja pse Kei i di shumë mirë oraret e gjumit. Ajo di kur zgjohet dhe di dhe se kur fle. Orën nuk e vë gjithmonë, por e mban”, -shprehet ajo.