Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Janar 1920 / Letra e Lumo Skëndos (Mit’hat Frashërit) për pavarësinë e Shqipërisë drejtuar revistës franceze « L’Europe Nouvelle »

2017/04/02 at 10:11 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Janar 1920 / Letra e Lumo Skëndos (Mit’hat Frashërit) për pavarësinë e Shqipërisë drejtuar revistës franceze « L’Europe Nouvelle »

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2017


Revista franceze, « L’Europe Nouvelle – Evropa e Re », ka botuar më 24 janar 1920, letrën e atdhetarit, diplomatit, shkrimtarit dhe politikanit, Lumo Skëndo (pseudonim i Mit’hat Frashërit), me titullin « L’indépendance de l’Albanie – Pavarësia e Shqipërisë ».

Në Paris mbahej Konferenca e Paqes. Për këtë arsye, Skëndo (Frashëri) i shkruan drejtorit të revistës për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej asokohe Shqipëria.

Patrioti shqiptar nuk ka nguruar të ngrejë zërin ndaj copëtimit të Shqipërisë dhe të mbrojë interesat tona kombëtare për pavarësi.

Për më shumë, ju ftoj të lexoni letrën e tij në vijim :

Zoti Drejtor,

Qarkullojnë zëra se Konferenca e Paqes ka menduar t’i japë Jugosllavisë pjesën veriore të Shqipërisë (deri në lumin Drin) në kompensim të zonës së Fiumes ; Thuhet se jugu i Shqipërisë (qarqet e Korçës dhe të Gjirokastrës) do t’i dhurohen si kurban Greqisë, dhe se Italia – si luani në fabul – do të marrë pjesën tjetër (Vlorën dhe territore të tjera nën mandat).

Me padyshim, Konferenca do të vulosë këtë vendim me fjalët : Fundi i Shqipërisë !

Në mes të shekullit të XX-të, Tri Fuqitë e Mëdha liberale të universit, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, po shkaktojnë mbi Shqipërinë të njëjtin krim ashtu si Rusia, Prusia dhe Austria despotike kryen gjatë shekullit të XVIII-të mbi Poloninë.

Anglia, duke hyrë në Luftën e Madhe, deklaronte se ajo do të luftonte për mbrojtjen e kombësive të vogla. Zoti Clemenceau, në fjalimin që mbajti në Strasburg më 4 nëntor 1919, tha se « Krerët e qeverive të kombeve të para të Botës u mblodhën në Paris për të ribërë hartën e Evropës në emër të së drejtës së popujve për vetëvendosje. »

Presidenti Wilson, në marrëveshje me të gjithë aleatët, duke përfshirë Italinë, ka thënë se kjo luftë kolosale pati për qëllim çlirimin e popujve të shtypur, mbrojtjen e të dobtëve, triumfin e drejtësisë dhe ligjit mbi forcën brutale.

Shqipëria u gjymtua për herë të parë në 1878 ; për të dytën herë, u copëtua në 1913, në Konferencën e Londrës ; E megjithatë, kjo Konferencë, e cila u formua nga përfaqësuesit e kombeve të mëdha : Franca, Anglia, Italia, njohu një Shqipëri të vogël e të pavarur. Për shqiptarët është i rëndësishëm ky shirit (rrip) i vogël toke ; ata dëshirojnë të jetojnë, të  mos vdesin. Ata dëshirojnë pavarësinë e plotë dhe refuzojnë çdo mandat.

Pra, marrëveshja e 1913, qenka një copëz e thjeshtë letre ?

Në Evropë masakrojnë Shqipërinë, ndërsa në Azi krijohen shtete të pavarura. A është kjo ironi apo një komedi makabre ? Morali ?

 

LUMO SKENDO

Delegati i Shoqërisë Panshqiptare « Vatra »

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/janar-1920-letra-e-lumo-skendos-mit-hat-frasherit-per-pavaresine-e-shqiperise-drejtuar-revistes-franceze-l-europe-nouvelle/ . Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: letraLumo Skëndopavarësinë e Shqipërisë


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 shtator 2025

3 Shtator, 2025 8:01 am
Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Para
Doktor Skerdi zbulon arsyen pse kirurgët plastikë, nuk bëjnë vetë operacione

Doktor Skerdi zbulon arsyen pse kirurgët plastikë, nuk bëjnë vetë operacione

PS propozon një tjetër mik të Rroshit për bashkinë e Kavajës, ja emri

PS propozon një tjetër mik të Rroshit për bashkinë e Kavajës, ja emri

Ikën Kokëdhima, betohet Edmond Leka

Kokëdhima letër të hapur Asamblesë së PS: Shpresoj mos shndërrohet në një farsë të radhës
















TE FUNDIT

Horoskopi, 3 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Shtator, 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do...

Lexo më shumë

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com