Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ….

2017/04/01 at 6:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ….

Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka deklaruar sot se është gati të pranojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve nëse këtë vendim sipas tij do ta marrin palët politike në Kuvend, shkruan “BalkanWeb”.


Prej mbi 40 ditësh opozita ndodhet në çadër. Protesta është shumë pranë zyrës tuaj të Presidencës. Ndërkombëtarët nga ana  tjetër mendojnë se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës do të pengonte integrimin e vendit. A po bëhet opozita me çadrën pengesë për këtë gjë?

Në kulturën time politike në çdo rast unë nuk kam qenë asnjëherë pro bojkotit si një mjet si një mekanizëm. Edhe kur ka ndodhur në të shkruarën, edhe në çdo rast që ndodh bojkoti padyshim që për mua nuk është mjeti i cili duhet të dominojë jetën tonë politike.

Ajo që unë e shoh se si duhet të funksionojë politika në Shqipëri është brenda institucioneve, brenda institucioneve me standarde, brenda institucioneve ku gjithsecili të respektohet të ketë hapesirën e vet që ia ka dhënë pluralizmi, sistemi politik që kemi zgjedhur ia jep kushtetuta, ia jep vota që ka marrë nga qytetarët, por për mua mbetet shqetësim një platformë e përjashtimit.

Maxhorancat kurrë nuk duhet të përfshihen në platforma përjashtuese, çdo metodë dhe platformë përjashtuese e adreson politiken, jetën institucionale dhe komunikimin drejt ngërçit. Ne duhet të shkojmë drejt përfshirjes dhe jo përjashtimit.

A duhet PD të marrë pjesë në zgjedhje?

Presidenti nuk bën komente as i gjykon edhe as i paragjykon palët politike. Çdo parti bën zgjedhjen e saj politike edhe është sovrane në zgjedhjen e vet. Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe në çdo rast do të respektojë atë që kushtetuta apo institucionet e tjera të rëndësishme do t’i kërkojnë institucionit të presidentit për të ndjekur.

A është e mundur që nëse arrihet konsensusi mes palëve, të arrihet dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve?

Ky do të ishte një vendim totalisht në diskrecionin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria ka në të shkuarën eksperienca që janë shtyrë datat e zgjedhjeve por edhe në këtë rast unë nuk do të desha të bëja një koment te drejtpërdrejtë. Sepse çështja e shtyrjes së zgjedhjeve është fokusuar tani edhe në aspektin e debatit politik dhe Presidenti nuk mund të futet në mes.

Por nëse Kuvendi gjykon që për rrethana të caktuara, për t’i shërbyer një zgjidhjeje pozitive dhe një aspekti pozitiv jo për të tensionuar me tej situatën, apo të bërë një zgjidhje të njëanshme mendon që mund të shtyjë për një afat të caktuar zgjedhjet që të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor të ketë ndryshime të rëndësishme politike, të bëhen përshtatje në sistemin politik që kemi, ky është një atribut që i takon vetëm partive politike dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe nëse Kuvendi do ta marrë një vendim të tillë patjetër që të gjithë ne të tjerët do të zbatojmë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.

A është Shqipëria një vend me standarde?

Ne duhet të jemi të vërtetë, kemi mjaft probleme serioze sa i takon standarteve veçanërisht në çështjet e zgjedhjeve, meqë po diskutojmë për zgjedhjet dhe po hyjmë dalëngadalë në fushatë zgjedhore dhe po afrojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Unë me keqardhje kam parë që edhe institucionet e tjera ndërkombëtare përfshirë këtu raportet e OSBE ODIHR, gjithmonë e kalojnë procesin e vlerësimit të Shqipërisë me fraza standarde, “përparim i pjesshëm”, “një hap para”, gjë të cilat nuk e ndihmojnë evoluimin e proceseve demokratike në Shqipëri.

Më shumë se sa e drejta, me shumë se sa dimensioni i lirisë, për qytetarin shqiptar nuk ka vlerë asgjë, as edhe një raport i caktuar, as edhe qëndrime individësht të caktuar etj. Në fund të fundit duhet të ndërgjegjësohet vetë shoqëria shqiptare, elita e shoqërisë, duhet të prijnë proceset me këmbëngulje, të qëndrojnë fort që ne të vetëdetyrohemi për ta patur këtë dimension: Të lirisë, të së drejtës edhe të garancive. Unë mendoj se ne me këto standarde që kemi i kemi krijuar pasiguri të mëdha vetes sot por edhe gjeneratave që vijnë. Na duhet të punojmë fort, për standarde reale.

 

 

Etiketa: bujar nishaniintervistazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
UPSS! Tuna dhe Mimoza Shkodra në skenë me veshje të njëjtë

Tuna gënjen për 1 prill ...

“Plas” hashashi në Gjykata, 15 masa sigurie në javë

"Plas" hashashi në Gjykata, 15 masa sigurie në javë

Xhansu sëmuret rëndë gjatë shtatzënisë, Dilara mall për Xhihanin; çfarë do të ndodhë nesër?

Xhansu sëmuret rëndë gjatë shtatzënisë, Dilara mall për Xhihanin; çfarë do të ndodhë nesër?
















TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com