Petrit Vasili është pyetur sërish nga gazetarët se pse LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Ministri i Drejtësisë, i LSI-së tha se kryetari i mëparshëm ka probleme me ligjin ndaj nuk e kemi mbështetur atë, dhe as nuk mbështesim kandidaturën e re.
Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodhë me koalicionin ditën e neserme, datë 1 Prill kur skadon edhe marrëveshja, PS-LSI për qeverisjen 4 vjeçare, Vasili tha se “më e rëndësishme është që marrëveshjet të jenë të ndershme. Ne i qendrojmë deri në fund marrëveshjes aktuale”, tha Vasili.