Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë llogarie po i kërkojmë sot De Biazit?!!

2017/03/30 at 8:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë llogarie po i kërkojmë sot De Biazit?!!

Nga Dritan LACI


Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk po kalon një moment të mirë dhe këtë pezmatim nuk po e fsheh dot as trajneri i saj Xhani De Biasi, i cili mbrëmë në “Opinion” u përpoq në një farë mënyrë ti vishte nota pozitive lojës edhe pse rezultatet e mira janë harruar prej disa ndeshjesh.

Në fakt Kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte ndodhur të humbiste katër ndeshje radhazi prej 12 vitesh. Dhe me të drejtë gjithkush është shqetësuar. Është shqetësuar sepse kjo rënie vjen pa u mbushur viti nga prania për të herë të parë në Europian, ku duhet thënë se për një komb modest në futboll ishte një shfaqje pozitive. Po pikërisht këtu fillon mungesa e modestisë. Ajo modesti dhe përulje që për herë të parë na bëri grup të bashkuar dhe na dërgoi në majën e “Olimpit” të futbollit Evropian. Ajo modesti që na mungon pikërisht sot dhe na është kthyer në disavantazhin kryesor që po na rrënon me shpejtësi dhe po na kthen në disa kohë të futbollit shqiptar që thuajse i kishim harruar. Atë mungesë modestie që e kishin frikë edhe De Biazi dhe Presidenti i Federatës Armando Duka të vetdijshëm për forcën reale që ka një ekip si Shqipëria. Ata të cilët shpesh në deklaratat e tyre bëjnë thirrje për shkundje dhe për kthim të futbollistëve me këmbë në tokë.

Në fakt nuk do të shqetësoheshim sikur këto rezultate të fundit negative ti përjetonim dhe ti analizonim si të tilla, nëse nuk do shikonim disa fenomene që në thelb janë edhe karakteriale shqiptare. Si nxitimi, dalja në konkluzione të papjekura, braktisja e bisedës, mosdurimi për të dëgjuar këshillat e një personi më të pjekur e me radhë. A po ndodh kështu? Për fat të keq sjellja e disa lojtarëve në Kombëtare kohë pas kohe por edhe disa analistëve dhe protagonistëve sportivë nuk të lë mëdyshje. Dhe jo vetëm kaq po tregon mungesë të theksuar realizmi. Po ta shikosh se përse kritikohet De Biazi, duket sikur kritikat nuk i adresohen atij, por trajnerit të një ekipi që ka në përbërje yje si Messi, Iniesta, Buffon, Higuain… Në fakt Shqipëria nuk ka as 1/50 e këtyre lojtarëve. Nuk ka as 1/20 e një lojtari si Edvin Xheko apo Senad Lulic. Shqipëria ka lojtarë që në një ndeshje kalibri si ajo me Spanjën apo Italinë për të marrë qoftë edhe një pikë duhet të japin 200 % të zemrës dhe të forcës në fushë. Shqipëria nuk është as Hollanda as Belgjika në futboll. Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka akoma yje si Crojf, Van Basten, Reikard, Gulit, Roben apo si Belgjika me Prudom, Shifo, Hazard e me radhë. Mund të kesh një të përbashkët si popuj të vegjël në numër, por është mungesë e theksuar modestie që të kërkosh qiqra në hell sikur të jesh Hollanda dhe Belgjika.

Shqipëria është e vërtetë që ka pasur lojtarë të mirë kohë pas kohe por është po kaq e vërtetë që ata nuk u bënë kurrë yje. Le të thotë dikush sot se cili nga lojtarët e Shqipërisë ka luajtur te Milan, Bayern, Reali, Barcelona, Çelsi, Mancester Utd… Atëherë nga buron kjo mungesë modestie që sot i kërkohet De Biasit, me këta lojtarë që ka në dispozicion, të bëjë atë që nuk po e bëjnë dot ekipe të mëdha? A e dini që Hollanda e Robenit, rrezikon seriozisht të mos shkojë në Botërorin e Rusisë? A e dini që Norvegjia e ka prerë biletën për të mos shkuar në Botëror? A e dini që Austria dhe Uellsi i Gareth Bale mund të mos jenë pjesë e Botërorit rus? A e dini që Rumania dhe Danimarka edhe këto mund të mos jenë pjesë e Botërorit? Po kështu edhe Ukraina dhe Turqia pjesëmarrëse të rregullta në kompeticionet madhore të futbollit. A e dini që Serbia është kandidate e fortë për të marrë pjesë në Botëror? E pra të gjithë këto ekipe kush më shumë e kush më pak kanë lojtarë kalibri brenda tyre që luajnë në ekipe të dorës së parë në Evropë.

Po Shqipëria çfarë ka? Ka vetëm disa kokrra që luajnë rregullisht ndërsa të tjerët në më të shumtën e ndeshjeve ngrohin stolin dhe në të më keqen u bëjnë shoqëri gazetarëve në tribunat e stadiumeve të klubeve ku janë federuar. Por çfarë ndodh? Në vend që ti kthehemi modestisë dhe përuljes që na karakterizoi  para dhe gjatë Europianit, kemi filluar të ngrejmë krye të gjithë. Është kollaj për ti dhënë duart De Biazit, por a e kemi menduar nëse mund të bëjmë më mirë me këtë grup lojtarësh që kemi aktualisht, se çkemi bërë?

Shqipëria ka një shans të mirë në këto eleminatore për të kapur vendin e tretë. Një vend që mund të na sigurojë një vazo më të mirë në shortin për Europianin e ardhshëm. Por nëse do vazhdojmë të këndojmë si gjeli mbi pleh dhe të mos shikojmë pas ku ishim, kjo punë do të vijë sërish erë si dikur, në një kohë jo shumë të largët, ku nuk ngriheshim dot mbi vendin e parafundit.

Taulant Xhaka, Ergys Kaçe apo dikush tjetër sigurisht që e kanë bërë sakrificën e tyre për Kombëtaren, por duhet ta kuptojnë se nuk mund të jenë mbi Kombëtaren. Por duhet të punojnë për Kombëtaren. Mëritë dhe qejfmbetjet e orës 1.00 të natës nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se na fryjnë në vesh një kohë dhe një frymë që s’duhet ta kthejmë më në Kombëtare. Nëse nuk duam të jemi thjesht një flakë kashte që ndriçoi në Europian dhe u shua me frymën e parë të erës./ Opinion.al      

Etiketa: Dritan LaciXhani de biazi


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Danieli dhe Fotinia të dashuruar, skena të nxehta në dush

Danieli dhe Fotinia të dashuruar, skena të nxehta në dush

Video/ Ky është momenti kur i tmerrshmi i Vlorës, i rrethuar nga policia, çohet në komisariat

Video/ Ky është momenti kur i tmerrshmi i Vlorës, i rrethuar nga policia, çohet në komisariat

Rama: Të thuash për Xhafën se ka qenë persekutor është si të thuash për mua se jam i droguar

Rama: Nuk e kemi zgjedhur kandidatin e Kavajës. Por...
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com